India po shtron misionin e saj të tretë drejt Hënës, në një përpjekje për të qenë vendi i parë që arrin praninë e polit jugor të Hënës, një zonë e cila nuk është eksploruar shumë.
Anija Chandrayaan-3 u ngrit nga qendra hapësinore Sriharikota në Indi.
Turma dëgjohet duke duartrokitur derisa raketa u ngrit në hapësirë.
Kontrolli tokësor ka thënë se ngritja ishte “normale” pasi shpërtheu retë në qiell, raporton BBC.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, pritet që anijes tani t’i duhen rreth 15 deri në 20 ditë për të hyrë në orbitën e Hënës.
Po ashtu, nëse misioni është i suksesshëm, India do të jetë vendi i katërt që ka arritur një zbarkim të kontrolluar në Hënë, pas SHBA-së, ish-Bashkimit Sovjetik dhe Kinës.
Soaring pride of India! ?#Chandrayaan3 pic.twitter.com/tMB7AzHb83
— Ashwini Vaishnaw (@AshwiniVaishnaw) July 14, 2023
Ky mision vjen 13 vjet pas misionit të parë të Indisë në Hënë në vitin 2008, që kreu “kërkimin e parë dhe më të detajuar të ujit në sipërfaqen hënore dhe zbuloi se Hëna ka një atmosferë gjatë ditës”, tha Mylswamy Annadurai, drejtori i projektit të Chandrayaan-1.
Chandrayaan-2 ishte nisur në korrik të vitit 2019, por ishte vetëm pjesërisht i suksesshëm. Pjesë të tij vazhdojnë të qarkullojnë dhe studiojnë Hënën edhe sot.
Megjithatë, anija nuk kishte arritur ta kontrollonte uljen në Hënë dhe ishte rrëzuar gjatë zbarkimit për shkak të “një defekti të minutës së fundit në sistemin e frenimit”, shpjegoi Annadurai.
Shefi i Organizatës Indiane të Kërkimit Hapësinor (Isro), Sreedhara Panicker Somanath, ka thënë se ata kanë studiuar me kujdes të dhënat nga përplasja e fundit dhe kanë kryer ushtrime simulimi për t’i rregulluar defektet.
Chandrayaan-3, që peshon 3.900 kilogramë dhe kushton 6.1 miliardë rupi (të barasvlershme me 75 milionë dollarë) ka “të njëjtat synime” si misioni paraprak: të sigurojë një ulje të kontrolluar në sipërfaqen e Hënës, shtoi ai.


