KosovaNews muajin e kaluar publikoi dy hulumtime ekskluzive të cilat tronditën opinionin publik por edhe institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës. Në bazë të hulumtimit në mënyrë faktike dhe të detajuar u dëshmua se bizneset të cilat thuhej se u përkisnin vëllezërve Devolli siç janë “Klan Kosova” dhe “Art Motion” ishin në pronësi të personave fiktiv dhe për më tepër pronësia e tyre ishte e regjistruar në Maqedoninë Veriore me pasaporta serbe me adresë “Peç Serbia” dhe “Djakovica Serbia”.
Mënjëher pas publikimit të këtyre hulumtimeve institucionet e shtetit u alarmuan ku me këtë reast Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) ua pezulloj ceritifikaten e biznesit të dyja këtyre kompanive duke konstatuar se ishte bërë shkelje e rëndë e Kushtetutes dhe Integritetit Territorial të Republikës së Kosovës. Me këtë rast Ministria e Tregtisë dhe Industrisë u kishte bërë thirrje krimeve të rënda për t’i hetuar edhe zyrtarët e ARBK-së të cilët i kishin pranuar dhe legjitimuar dokumente të Serbisë në institucionet e Republikës së Kosovës. Sipas burimeve të KosovaNews tashmë organet ndjekëse janë duke e hetuar këtë skandal.
Pas publikimit të hulumtimit në adresën e redaksisë së KosovaNews na kanë ardhur disa emaile anonime me dëshmi dhe foto se lidhjet e familjes Devolli me Serbinë nuk përfundojnë vetëm me këto biznese. Në fakt skandali vjen duke u thelluar pasi që pasaporta të strukturave paralele serbe nuk kanë vetëm punonjësit e kompanive të Devollëve por edhe familjarët e tyre, dëshmitë janë tronditëse…!
Në bazë të këtij hulumtimi pothuajse të gjitha kompanitë e oligarkëve Devolli pronësinë dhe aksionet e tyre sidomos në tri vitet e fundit , i kanë të transferuara jashtë vendit e ku në shumicen e rasteve pronarët fundorë janë të fshehur nëpër kompani “off- shore” ku nuk i dihet pronari e as prejardhja e investimit. Por përkundër kësaj këto kompani nuk mund t’i fshihen investigimit të KosovaNews ku me fakte dhe dokumente do të shpërfaqim “marifetet” e tyre të të bërit biznes në Kosovë.
Përbrenda 10 viteve vëllezërit Blerim dhe Shkëlqim Devolli ngritën me dhjetëra biznese të tyre dhe në rrethana të errëta arritën ta gllabërojnë pothuajse gjithë ekonominë e tregut në Kosovë që nga terminalet doganore, homologimi i veturave, tregun e kafes, të miellit, të qumështit e deri te fusha e telekomunikimit siç janë kompanitë Z-Mobile, ArtMotion dhe televizioni Klan Kosova etj.
Përveç këtyre kompanive Vëllezërit Devolli viteve të fundit kanë shtrirë tentakulat e tyre edhe në fushën e energjitikes konkretisht prodhimin dhe shitjen e energjisë solare.
KosovaNews ka hulumtuar pronësinë e kompanisë “Energy Development Group – Kosova” SHPK e cila është e lincensuar për operim nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE). Sipas ZRrE-së kjo kompani është duke pritur për t’u licencuar edhe për projekte tjera solare https://www.ero-ks.org/zrre/sq/njoftim-publik-2.
Nga një kërkim që kemi bërë në ARBK, dhe dosjen e regjistrimit, të cilën e kemi pranuar zyrtarisht nga ARBK, del se edhe kompania “Energy Development Group – Kosova” Sh.P.K., përkatësisht pronësia e saj, është e strukturuar me model të njejtë sikurse të: Klan Kosova, EuroLab, ArtMotion, etj.

Modeli është ky: një kompani e Kosovës në këtë rast: “Energy Development Group – Kosova” SH.P.K . me drejtor një punonjës të Devollëve (në këtë rast: z. Astrit Haxhismajli) është në pronësi të një kompanie tjetër të Kosovës pra “Eco Park Group” SH.P.K. . Kjo kompani e Kosovës prap me drejtor një punonjës të Devollëve (z. Lorik Fejzullahu), por në pronësi të një kompanie jashtë Kosovës, kësaj rradhe jo nga Maqedonia e Veriut, as nga British Virgin Islands siç ishin në rastin e Klan Kosovës dhe Art Motion, por nga Malta pra kompania amë ATJE ËSHTË “Frigo Food Solar” LTD i ka në pronësi këto dy kompani në Kosovë.
Skandaloze: Vajza e Blerim Devollit pronësinë e kompanisë “Frigo Food Solar” LTD e ka të regjistruar me pasaportë serbe…
Pronare e kompanisë malteze “Frigo Food Solar” LTD është znj. Vlera Devolli, vajza e Blerimit Devollit. Emri i saj në fletë-regjistrimin e biznesit në Maltë , figuron si “Vljera Devoli” , siç i shkruan në pasaportën e saj serbe me numër 014…… si shtetase e të cilit vend e ka regjistruar këtë kompani atje. (Për shkak të ligjit për mbrojtjen e të dhënave të privatsisë nuk po e publikojmë numrin e plotë të pasaportës). Këtu adresa e znj. Devolli figuron si: “International Village A65, Prishtina 10000, Kosovo”, ndërsa shtetësia e saj “Serbian” (shtetësi serbe). Gjithënjë sipas këtij dokumenti, e njejta i mbanë 100% të aksioneve në këtë kompani malteze.


Kompania “Frigo Food Solar” LTD të cilen e bija e Blerim Devollit e ka të regjistruar me pasaportë serbe
Është pikërisht një email anononim nga i cili edhe filloj ky hulumtim , në të cilin thuhej se znj. Devolli e mbanë një pasaportë serbe dhe ku na ishte dërguar me foto edhe pasaporta e znj. Devolli për të cilën dërguesi anonim pretendonte të ishte skanimi i pasaportës serbe të znj. Devolli. Në bazë të fotografisë numri i pasaportës së znj. Devolli është i njejtë me numrin e pasaportës të paraqitur në Regjistrin Qëndror të Bizneseve në shtetin e Maltës me të cilën znj. Devolli e ka të regjistruar pronësinë e kompanisë së saj në Maltë “Frigo Food Solar” LTD e cila gjithashtu është pronare e dy kompanive në Kosovë pra “Energy Development Group – Kosova” dhe “Eco Park Group” SH.P.K.

Pasaporta me numër 014…….., është e lëshuar në mars të 2019-tës, ku si vend i lindjes figuron “Peç, Republika Srbija” (?!), kurse tek adresa e banimit figuron në “Beranska 2v, Vozdovac, Beograd”. Referuar Google Maps, në këtë adresë, në kryeqytetin serb, ndodhet një ofiçinë për shërbim të pneumatikëve (gomave) dhe riparim të “fellneve” (ndoshta edhe të biçikletave…).

Shumë pyetje shumë pikëpyetje, pse kompanitë e oligarkëve Devolli po përfundojnë të regjistruara me pronësi me pasaporta serbe ?!
Ashti si në artikujt paraprak në lidhje me pronësinë e Klan Kosova dhe të ArtMotion ngriten shumë dilemma; A kemi të bëjmë këtu me fshehje të pronarëve të vërtetë? A kemi të bëjmë këtu me fshehje të burimeve të fondeve? Pse një shtetase e Kosovës ka përdorur një pasaportë të një vendi tjetër, për më tepër të Serbisë, për të hapur një kompani në Maltë. Pse rregullatorët kosovar i bëjnë kaq pak “due diligence” operatorëve që i liçencojnë. Si arriten të regjistrohen në ARBK këto kompani duke i shkelur ligjet dhe Kushtetuten e Republikës së Kosovës?
Ne i kemi dërguar pyetje znj. Devolli në kontaktet që i kemi gjetur tek kompanitë e firmave të Devollëve se pse e ka të regjistruar kompaninë e saj me pasaportë sebe ,por deri më tani nuk kemi pranuar përgjigje.
Sigurisht, znj. Devolli, si e lindur në Pejë dhe bijë e dy shqiptarëve nga Kosova, nga qyteti perëndimor i Kosovës – Peja, e njohur ndryshe si Lulja Dukagjinit, duhet të ketë edhe shtetësi të Republikës së Kosovës.
Nuk përjashtohet që znj. Devolli mund të ketë edhe shtetësi të Republikës së Shqipërisë , meqë ballinat e shtypit rozë vitin e kaluar raportuan se e njëjta e ka lidhur fatin e jetës me opinionistin e Big Brother Arbër Hajdari. Por znj. Devolli ka mundësi të ketë edhe shtetësi të Malit të Zi duke qenë se babai i saj posedon pasaportë të këtij shteti.
Historiku i ndërlikuar i pronësisë së kompanive të Devollëve
Në fakt, kjo është struktura aktuale e këtyre kompanive pasiqë që prej regjistrimit të njëjtat e kanë ndryshuar disa herë pronësinë, adresën, menaxhmentin e marrëdhëniet pronësore e të ndërvarjes në mes vete e me kompani tjera. Kësisoj, me tre nivele – dy në Kosovë e një “off-shore”, kanë filluar të riogranizohen këto vitet e fundit. Gjatë kalimit të pronësisë janë vërejtur vlera të çuditshme të shitjes e falje të aksioneve, pak fakte për bartje të fondeve e burimin e tyre, etj. Krejt këto sipas analizës së dokumenteve që i kemi pranuar nga ARBK dhe nga kërkimet në regjistrin tregtar të Maltës dhe Shqipërisë.

Kompania e parë ishte “Energy Development Group – Kosova” L.L.C., e cila e kishte pasur një emër tjetër në vitin 2020, kur kishte qenë temë e disa artikujve, si: “Monopoli me dritë të diellit” të kallxo.com dhe “Unclean Energy: The Kosovar who would Own the Sun” të BIRN, të botuar në Balkan Insight.
Ndryshimet e emërtimëve të kompanive të Devollëve, lëvizjet në strukturën pronësore dhe menaxhment të kompanive
Sipas historiatit të pranuar zyrtarisht nga ARBK, kemi parë se “Energy Development Group – Kosova” L.L.C dhe “Eco Park Group” sh.p.k. e kanë ndryshuar disa herë pronësinë, adresat dhe menaxhmentin.
Edhe në këto raste, praktikat juridike në ARBK i kanë ndjektur punëtorët e firmës së avokatëve “SCLR Partners” (në pronësi të z. Blerim Prestreshi), ndër ta punëtorja e kësaj firme znj. Gentiana Basha-Behluli, nga Tirana me banim në Lipjan. Gjatë lëvizjeve pronësore, paraqiten edhe disa kompani e persona nga Shqipëria.
Kurse për pjesën e lëvizjes së pronësisë nga Kosova në Maltë dhe anasjelltas, është “përkujdesur” avokati shumë i përfolur z. Wilhelmus A. Woestenburg, një person i përfolur tek “Panama Papers”.

Kompania kosovare “Eco Park Group” sh.p.k., deri në vitin 2018, kishte qenë në pronësi të “Frigo Food” shpk nga Yzberishti i Tiranës, Shqipëri dhe kishte pasur një emër tjetër – “Frigo Food Kosova” shpk.
Pronarë i kësaj kompanije në atë kohë kishte qenë z. Sokol Meqemeja, një afarist nga Tirana, që operon në fushën e kultivimit e importit të shpezëve dhe produkteve të tij, të energjetikës, gazit natyror dhe të ndërtimtarisë. Në shtypin tiranas, në vitin 2022, emri i tij dhe i kompanive në pronësi të tij, është lakuar disa herë në lidhje me cilësinë e salçiçeve të brendit “Wudy”, që firma e tij “Frigo Food” i importon dhe një projekt “Green Coast”, në Palasë, në pronësi të grupit ‘Balfin’ (Saimir Mane).
Kompania kosovare “Energy Development Group – Kosova” L.L.C. përpara kishte qenë pronë e kompanisë malteze “EDG” ltd, kurse adresën e kishte pasur tek “Soliteri Avalla”, Prishtinë. Sot është në pronësi të “Eco Park Group” sh.p.k., me adresë në fshatin Madanaj të Gjakovës, të cilën e drejton z. Lorik Fezjullahu, i cili sipas burimeve të KosovaNews , punon në “Birra Peja” e “Abrazen”. Vet kompania kosovare “Energy Development Group – Kosova” SH.P.K drejtohet nga z. Astrit Haxhismajli, gjithashtu punëtor i “Birra Peja”.

Blerjen e aksioneve të kompanisë kosovare “Frigo Food Kosova” sh.p.k. në vitin 2018 nga z. Sokol Meqemja e kishte bërë përfaqësuesi maltez i Devollëve, z. wilhelmus A. Ëoestenburg, një person i përfolur shumë në skandalin Panama Papers, emri i të cilit mund të gjendet tek Offshore Leaks.
Këtu mund të gjenden edhe firmat që i regjistronte avokati qipriot Marinos Styliandes, i cili, në hulumtimet e mëhershme që i kemi botuar, lidhej me historinë e pronësisë së “Klan Kosova” sh.p.k, Kariçët e Pejës dhe diktatorin bellorus – Llukashenko.
Kompanitë e regjistruara në emër të z. Meqemja në Shqipëri. Bien në sy kompani me emërtime të ngjashme, nëse jo të njejta, me ato në Kosovë, që sot janë në pronësi të Devollëve, përkatësisht të njerzëve të lidhur me ta.

Krejt në fund pyetja dhe dilema e vetme që mund të ngritët është se kush po i detyron apo kush po i udhëzon vëllezërit Devolli të bartën pronësinë e kompanive të tyre jashtë vendit? Pse pronësia e këtyre kompanive viteve të fundit po regjistrohen me pasaporta të Serbisë?
A është vlerë për Republikën dhe Popullin e Kosovës që vlerat tona si popull dhe si shtet t’i shpërfillim dhe t’i regjistrojmë në Serbi si “Vljera”?