Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Jeff Hovenier ka vizituar shtëpinë e djegur të një qytetari serb të Kosovës.
Me anë të një videoje të publikuar në Twitter, nga shtëpia në fjalë, Hovenier ka deklaruar se e dënon një sulm të tillë.
“Kjo shtëpi në Istog ka pësuar një zjarrvënie kriminale. E vizitova për ta parë vetë, me lejen e familjes, e cila synonte të kthehej në pronën e tyre. Unë e dënoj këtë sulm me zjarrvënie dhe këtë përpjekje për të frikësuar një familje që të mos ushtrojë të drejtën e tyre për t’u kthyer në shtëpinë e tyre”, ka deklaruar ai.