KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidenti i Malit të Zi për “Ballkanin e Hapur”: Do ta trajtojnë Parlamenti dhe Qeveria e re
Rajon

Presidenti i Malit të Zi për “Ballkanin e Hapur”: Do ta trajtojnë Parlamenti dhe Qeveria e re

Kosova News
Kosova News 16:20 -09/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq i cili nesër do të shkojë në Beograd për t’u takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se çdo iniciativë ekonomike që sjell vlera të reja në drejtim e uljes së barrierave dhe forcimit të aktivitetit ekonomik në rajon mund të jetë e dobishme, me kusht që  nuk bie ndesh me parimet e Procesit të Berlinit.

Kështu iu përgjigj ai pyetjes për “Ballkanin e Hapur”. Milatoviqin e pyetën nëse beson se iniciativa rajonale është prioritet i Malit të Zi.

 “Qëndrimi im për këtë më duket që në fillim ka qenë i qartë. Për ne prioritet i të gjitha prioriteteve është anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe rrjedhimisht angazhimi i padiskutueshëm ndaj procesit të Berlinit. Nga ana tjetër çdo iniciativë ekonomike mund të jetë e dobishme që sjell vlera të reja në uljen e barrierave dhe forcimin e aktivitetit ekonomik në rajon, me kusht që të mos bie ndesh me parimet e Procesit të Berlinit, kjo është sigurisht një çështje që do të trajtojë Parlamenti i ri dhe Qeveria e re e Malit të Zi”, tha Milatoviq.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha së fundmi se nisma “Ballkani i Hapur” e ka përfunduar misionin për të cilin ka lindur, e që tha se ka qenë për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit, duke shtuar se “Procesi i Berlinit është tani më aksi ynë kryesor”.

Këtë deklaratë nuk e besonte as presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili qëndron ende pro “Ballkanit të Hapur”.

Rama këtë javë ishte në një tour ballkanik, me ç’rast pati mundësinë të diskutojë për këtë në Beograd edhe me Vuçiqin. Ai i vizitoi të gjitha shtetet e rajonit për t’i takuar kryeministrat dhe presidentët pët t’i informuar për përgatitjet për Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet në Tiranë këtë vit.

Gjithashtu lexoni:

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales

Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën

KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin

I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje

Podujeva shënon Ditën e Çlirimit

Kosova News 09/07/2023 09/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime
19:14 -19/06/2026
BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve
19:10 -19/06/2026
Dogana sekuestron cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë euro
19:07 -19/06/2026
Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales
15:41 -19/06/2026
Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë
15:27 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?