KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » (Pamje të rënda) U ankuan se gurëthyesit po ua shkatërrojnë shtëpitë , vëllezërit dhe djali i deputetit të PS-së rrahin  barbarisht banorët në Krujë
Rajon

(Pamje të rënda) U ankuan se gurëthyesit po ua shkatërrojnë shtëpitë , vëllezërit dhe djali i deputetit të PS-së rrahin  barbarisht banorët në Krujë

KosovaNewss
KosovaNewss 15:01 -07/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

*Shënim: Kujdes pamjet në video janë të rënda dhe mund të shkaktojnë shqetësim.

KRUJË- Me shkopinj gome një grup personash të veshur me të shkurtra mësyjnë në lokalin në aksin Fushë Krujë – Thumanë dhe godasin dy kushërinjtë  Bilbil dhe Jashar Maja të cilët ishin të ulur në tavolinë. Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikut 2023 shkruan Raport tv.

Në mesin e dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja.  

Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth. Mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyn lokalin dhe ata bëhen prehë e një dhune barbare. 

Dhuna barbare
“Bjeri! Bjeri! “Më fort më fort!”…Dëgjohet dikush që nxit burrat me shkopinj gome të qëllojnë pa ndaluar edhe më fort ndaj dy kushërinjve Maja. Dhuna filmohet nga një person ndërsa nxitësi, i cili nuk duket në kamera, vijon duke përdorur dhe fjalor fyes me qëllim të nxisë edhe më fort dhunën. 

“Bjeri! Gjuaje k…  Më fort! Më fort! thotë ai dhe burrat intensifikojnë më shumë goditjet me grushta shkelma e shkopinj drejt dy kushërinjve Maja, të cilët ngrihen nga tavolina dhe janë në mes të lukunisë së dhunuesve.

Grushta, shkelma e shkopinj gome!

Bilbil Maja, (Në video burri i veshur me bluzë blu) i gjakosur në kokë përpiqet të largohet për tu mbrojtur.   

“Bjeri!” – thërret sërish nxitësi dhe dhunuesit godasin e godasin pa pushim. Bilbili përpiqet të gjejë daljen. Ndërkohë Flamur Rraja (Në video i veshur me pantallona të shkurtra dhe bluzë të bardhë) në dorën e djathtë ka pistoletë, e me të majtën e godet me grusht aq fort sa dora e tij gjakoset.  

Dhuna vijon dhe në verandë të lokalit, dhe nuk ndalet as kur Bilbili bie pa ndjenja.

“Vrite! Vrite!” thërrasin dhe Bilbilin vijonë e godasnin me grushta, shkelma e shkopinj gome kudo. Rexhep Rraja (Ne video burri me xhinse të shkurtra dhe bluzë të zezë) e godet me shkop gome në trup ndërsa Flamuri i drejton pistoletën në kokë.

Familja Maja banonte 200 metra larg gurores

Jashar Maja dhe kushëriri i tij Bilbil Maja, që jetojnë 200 metra larg gurores, ishin ulur në lokal pranë Thumanës, dhe pjesë të bisedës në tryezë, siç Jashar Maja e zbuloi në një lidhje telefonike me Report Tv kishin problemet e vazhdueshme nga guroret. Tha se po flisnin me inixhinierin e gurores, për t’iu ankuar e për të gjetur një zgjidhje që shpërthimet të mos u dëmtojnë shtëpitë e tyre pranë.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një kurth, dhe anëtarët e fisit Rraja të jenë shfaqur në grup në lokal pas një njoftimi nga inixhinieri, apo nëse e gjitha ishte një rastësi. Por krejt papritur, në lokalin që në ato momente kishte edhe klientë të zakonshëm si një zonjë me të afërmit e saj. Zyrtarisht sipas policisë, të lënduar, me dëmtime të rënda përfunduan kushërinjtë Maja.

Merret ne pyetje pronari i gurores
Pronari i gurores, për të cilën sipas policisë ka leje shfrytëzimi është Përparim Rraja, i afërm i deputetit të Krujës. Ai është shoqëruar për tu marrë në pyetje nga uniformat blu, bashkë me tre persona të tjerë, në lidhje me këtë episod dhe pretendimet e familjes Maja se gurorja e tij po u shkatërron shtëpitë.

Gjithashtu lexoni:

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales

Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën

KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin

I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje

Podujeva shënon Ditën e Çlirimit

KosovaNewss 07/07/2023 07/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales
15:41 -19/06/2026
Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë
15:27 -19/06/2026
Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën
14:55 -19/06/2026
Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve
14:53 -19/06/2026
Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria
14:24 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?