KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ukraina njofton për një kundërofensivë të suksesshme
Botë

Ukraina njofton për një kundërofensivë të suksesshme

Kosova News
Kosova News 20:43 -04/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Autoritetet ukrainase njoftuan se kundërofensiva e tyre ndaj trupave ruse ka qenë “kryesisht e frytshme” gjatë ditëve të fundit dhe se trupat e Ukrainës, po përmbushin detyrat e tyre kryesore.

Komentet u bënë nga Oleksiy Danilov, Sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës. Ky është vlerësimi më i fundit pozitiv i Kievit për kundërsulmin e nisur një muaj më parë. Nga ana tjetër, Moska thotë se Kievi nuk ka shënuar asnjë përparim.

 “Në këtë fazë, Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës po përmbushin detyrën numër një, shkatërrimin maksimal të trupave ruse, pajisjeve, depove të karburantit, automjeteve ushtarake, postblloqeve komanduese, artilerisë dhe forcave të mbrojtjes ajrore të Rusisë“, shkruante në një postim në Twitter Oleksiy Danilov. “Ditët e fundit kanë qenë veçanërisht të frytshme”, tha ai, pa dhënë asnjë detaj nga fusha e betejës.

Rusia, e cila sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022, ruan ende kontrollin në disa pjesë të territorit në këtij vendi, në pjesën lindore dhe jugore të tij. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të hënën se trupat e tij kishin bërë përparim pas një jave “të vështirë”.

Valeriy Shershen, zëdhënës i komandës ushtarake Tavria, tha se trupat ukrainase kishin përparuar deri në dy kilometra në drejtimin të Berdianskut, në Ukrainën jugore, pavarësisht rezistencës së ashpër ruse.

Të hënën, zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Maliar tha se luftimet ishin zgjeruar rreth qytetit lindor të Bakhmut, i cili ndodhet nën kontrollin e forcave ruse prej muajit maj. Ajo tha se ushtria ukrainase kishte rimarrë 37.4 kilometra katrorë territor, pas luftimesh të ashpra të zhvilluara javën e kaluar.

Agjencia ‘Reuters’ nuk ka qenë në gjendje të verifikojë situatën në fushën e betejës, ku secila palë thotë se tjetra, po pëson humbje të mëdha.

Rusia tha të martën se Ukraina kishte sulmuar Moskën me të paktën pesë dronë dhe se që të gjithë ishin asgjesuar, megjithëse një prej aeroporteve kryesore të kryeqytetit, i ishte dashur të ndryshonte drejtimin e fluturimeve për disa orë.

Ndërkohë zyrtarët ukrainas njoftuan se si pasojë e sulmeve ruse të martën në mëngjes, në qytetin jugor të Ukrainës, në Kherson ishin vrarë dy persona. /VOA

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 04/07/2023 04/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?