KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti refuzon konferencën e propozuar nga Rama
Politikë

Kryeministri Kurti refuzon konferencën e propozuar nga Rama

Kosova News
Kosova News 15:55 -01/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për organizimin e një konference mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit Albin Kurti deri në arritjen e një marrëveshjeje, kreu i ekzekutivit të Kosovës nuk e sheh si zgjidhje.

Gjatë një vizite në Prizren të shtunën, i pyetur nga mediat për propozimin e Ramës, Kurti ka thënë se krejt ajo që duhet bërë për normalizimin e situatës është zbatimi i marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel dhe asaj të 18 marsit në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne kemi pasur konferenca ndërkombëtare në të kaluarën dhe tash kemi një marrëveshje bazike, nga 27 shkurti i këtij viti në Bruksel dhe gjithashtu nga 18 marsi në Ohër me aneksin e zbatimit. Krejt çfarë duhet bërë është që pa kushte të zbatohet marrëveshja bazike në tërësinë e saj dhe në mënyrë fer e të balancuar. Kjo duhet të bëhet, dhe ne për këtë angazhohemi në Bruksel në takimet që kemi”, ka thënë Kurti.

Rama kishte propozuar që Kurti dhe Vuçiq të takohen në një konferencën ndërkombëtare dhe të mbyllen deri sa të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.

Propozimi ishte përkrahur edhe nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili pati deklaruar në samitin e liderëve të BE-së se ka ardhur koha që konferenca ndërkombëtare me praninë edhe të Shteteve të Bashkuara të zhvillohet si hapi i duhur për normalizimin e situatës në veriun e Kosovës.

Që nga 26 maji, në veri të vendit ka pasur tensione, pasi serbët lokalë nisën protesta kundër hyrjes së kryetarëve të rinj në objektet komunale të katër komunave veriore. Protestat në fillim qenë të dhunshme e më pas u qetësuan. Situata u përshkallëzua në mes të qershorit kur Serbia kidnapoi brenda territorit të Kosovës tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Pas tensioneve, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ftuan për takim urgjent në Bruksel, por Vuçiqi refuzoi takim trepalësh.

Të premten, në samitin e BE-së në Bruksel është bërë thirrje për shtensionim të menjëhershëm e është paralajmëruar se nëse kjo s’bëhet do të ketë “pasoja negative”.

“Diskriminimin shqiptarëve etnikë në Serbi”, Kurti i shqetësuar nga propaganda e Vuçiqit
Ideja e Ramës për konferencë ndërkombëtare, Kurti: Kemi pasur në të kaluarën, tash kemi një marrëveshje bazike
Rama: Albini është një mik që e çmoj dhe respektoj, si kryeministër s’e mirëkuptoj dot

Gjithashtu lexoni:

Kurti, para takimit me Abdixhikun: Takimet janë përpjekje për konstituim sa më të shpejt të institucioneve

Abdixhiku arrin në Kuvend, për takimin me Kurtin

Kryetari i Obiliqit  padit  Lirim Mehmetajn dhe median e tij për shpifje dhe fyerje: ” Me shpifësit do të përballem në gjykatë “

Bajqinovci: Takimet me LDK-në do të vazhdojnë, presim marrëveshje politike

Bie çmimi i derivateve për sot

Kosova News 01/07/2023 01/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Dogana parandalon një rast të kontrabandës me mallra në Qafë Prush
15:15 -07/08/2026
Meksika del kundër Concacaf dhe mbështet Infantinon, përplasje e re në FIFA
14:25 -07/08/2026
Kurti, para takimit me Abdixhikun: Takimet janë përpjekje për konstituim sa më të shpejt të institucioneve
14:05 -07/08/2026
Abdixhiku arrin në Kuvend, për takimin me Kurtin
13:52 -07/08/2026
Kryetari i Obiliqit  padit  Lirim Mehmetajn dhe median e tij për shpifje dhe fyerje: ” Me shpifësit do të përballem në gjykatë “
13:16 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?