KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Daçiq: Kurti po krijon alibi për çdo serb që synon ta arrestojë
Politikë

Daçiq: Kurti po krijon alibi për çdo serb që synon ta arrestojë

Kosova News
Kosova News 14:30 -01/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po krijon alibi për çdo serb që synon ta arrestojë me shpalljen si organizata terroriste të “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut”.

Qeveria e Kosovës të enjten shpalli organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”, organizata këto që veprojnë në veri. Nga Qeveria kanë thënë se veprimi u mor në koordinim me aleatët, por kjo u mohua nga shtetet e QUINT-it e ShBA-ja.

Daçiq të shtunën ka thënë se këto organizata janë inekzistente, por sipas tij, Kurti do t’i përdorë si alibi për serbët që mund të arrestojë.

“Kurti në këtë mënyrë krijon një lloj alibie për çdo serb të radhës që synon ta arrestojë dhe të kujtojmë se ekziston një listë prej 350 personash. Kujdes nga ajo që ka dalë, se duke shpallur organizatat inekzistente si terroriste, njerëzit e pafajshëm të arrestuar nga policia e tij do të akuzohen për një krim fiktiv të terrorizmit dhe do të mbahen në burg. Ai njeri me të vërtetë fantazon për fillimin e një lufte dhe, për fat të keq, nuk do të ndalet së gjuajturi koka serbe”, ka thënë Daçiq për Kurir.

Daçiqi ka deklaruar se reagimi i disa vendeve perëndimore ka qenë i fortë në momente të caktuara, por vetëm me fjalë dhe se është e qartë se vetëm kërcënimet deklarative me sanksione nuk mund ta zmbrapsin Kurtin.

“Sigurisht që kjo nuk mjafton. Nëse vërtet ekziston vullneti që ai të vijë në vete, të tërheqë njësitë e tij speciale nga veriu, kryetarët e tij të paligjshëm nga komunat serbe dhe të formojë urgjentisht Asociacionin, por të llojit për të cilin është rënë dakord në Marrëveshjen e Brukselit, komuniteti ndërkombëtar do ta zgjidhte lehtësisht. Askush nuk ka besuar që nga dje se një Albin Kurti është kaq i fuqishëm, më i fuqishëm se gjithë bashkësia ndërkombëtare”, thotë Daçiq.

Daçiq ka njoftuar se javën e ardhshme homologu izraelit do të shkojë në Serbi dhe do të diskutojnë për “rivendosjen e marrëdhënieve”, të cilat u vunë në pikëpyetje pas njohjes së Kosovës nga Izraeli.

Gjithashtu lexoni:

Kurti, para takimit me Abdixhikun: Takimet janë përpjekje për konstituim sa më të shpejt të institucioneve

Abdixhiku arrin në Kuvend, për takimin me Kurtin

Bajqinovci: Takimet me LDK-në do të vazhdojnë, presim marrëveshje politike

Sot afati i fundit për konstituim të Kuvendit

Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën

Kosova News 01/07/2023 01/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Dogana parandalon një rast të kontrabandës me mallra në Qafë Prush
15:15 -07/08/2026
Meksika del kundër Concacaf dhe mbështet Infantinon, përplasje e re në FIFA
14:25 -07/08/2026
Kurti, para takimit me Abdixhikun: Takimet janë përpjekje për konstituim sa më të shpejt të institucioneve
14:05 -07/08/2026
Abdixhiku arrin në Kuvend, për takimin me Kurtin
13:52 -07/08/2026
Kryetari i Obiliqit  padit  Lirim Mehmetajn dhe median e tij për shpifje dhe fyerje: ” Me shpifësit do të përballem në gjykatë “
13:16 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?