KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti viziton Prizrenin : Vendi ynë ka zhvillim të hovshëm artistik e kulturor, dhe në saje të reformës më të madhe kulturore ndonjëherë!
B2Politikë

Kryeministri Kurti viziton Prizrenin : Vendi ynë ka zhvillim të hovshëm artistik e kulturor, dhe në saje të reformës më të madhe kulturore ndonjëherë!

Kosova News
Kosova News 09:34 -01/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti mbrëmë ka  qëndruar  Prizrenin historik.

Përmes një shkrimi në Facebook, i pari i ekzkeutivit ka deklaruar se Kosova ka zhvillim të hovshëm artistik e kulturor, dhe në saje të reformës më të madhe kulturore ndonjëherë, e cila u përafrua edhe me miratimin në Qeveri të Projektligjit për Art dhe Kulturë.

“Vendi ynë ka zhvillim të hovshëm artistik e kulturor, dhe në saje të reformës më të madhe kulturore ndonjëherë, e cila u përafrua edhe me miratimin në Qeveri të Projektligjit për Art dhe Kulturë, po ofrojmë mbështetje të shumëfishuar institucionale për skenën e pavarur kulturore dhe partneritet strategjik për zhvillim kulturor në vend ka thënë Kurti.

Postimi i plotë:

Çdo cep i Prizrenit është përplot histori e trashëgimi!

Vizitën në këtë qytet e nisëm në Këshillin e Bashkësisë Islame, ku i shprehëm urimet për festën e Bajramit.

Vazhduam me vizitat në monumentet e trashëgimisë kulturore të qytetit, aty ku mozaiku i pasur e i shumëllojshëm kulturor plotësohet me harmoninë e përkryer ndërmjet krijimtarisë artistike të dorës së njeriut, bukurive natyrore dhe traditës shpirtërore.

Nga lokaliteti arkeologjik në zemër të qendrës historike, ku pasqyrohet lashtësia mijëravjeçare e qytetit, në Hamamin shumëshekullor i cili është shndërruar në një nga simbolet shpirtërore të qytetit. Për të vazhduar më pas në Katedralen e vjetër ku lexojmë me lehtësi shtresat shumë shekullore të zhvillimit të qytetit të lashtë.

Përmes programit qeverisës kemi zhvilluar projekte të shumta të restaurimit, ndërsa funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë kulturore është hapi ynë i radhës.

Po sigurohemi që pasuria jonë kulturore përkthehet në mirëqenie për qytetarët tanë.

Monumentet arkitektonike e arkeologjike e fitojnë kuptimin e plotë me ngjarje të pasura kulturore.

Në Kinemanë Lumbardhi, ikonë e modernizmit, ndjekëm një program të pasur artistik, koncertin “Harmonia e Kulturave”, me interpretimin e trios Rejhan Kodrazi, soliste, Eda Vllaço, piano, dhe Avni Thaqi, violinë. Të tre po e përfaqësojnë Kosovën denjësisht në skenën ndërkombëtare.

E kur jemi te sukseset e skenës kulturore, i pamohueshëm është kontributi i Festivalit të filmit dokumentar “Dokufest”. Me përfaqësuesit e festivalit diskutuam rreth edicionit të sivjetëm, i cili mbështetet nga Qeveria me 100 mijë euro. Vetëm në thirrjen e fundit kemi ndarë rreth 3.5 milionë euro për organizata të kulturës dhe artistë të pavarur.

Vendi ynë ka zhvillim të hovshëm artistik e kulturor, dhe në saje të reformës më të madhe kulturore ndonjëherë, e cila u përafrua edhe me miratimin në Qeveri të Projektligjit për Art dhe Kulturë, po ofrojmë mbështetje të shumëfishuar institucionale për skenën e pavarur kulturore dhe partneritet strategjik për zhvillim kulturor në vend.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Bekë Berisha dhe Burim Ramadani mbesin jashtë Kuvendit, shkak kuota gjinore

Kosova News 01/07/2023 01/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?