KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nis samiti i BE-së në Bruksel: Raportet Kosovë-Serbi në rend dite
Politikë

Nis samiti i BE-së në Bruksel: Raportet Kosovë-Serbi në rend dite

Kosova News
Kosova News 16:07 -29/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Liderët e Bashkimit Evropian në samitin e fundit nën Presidencën suedeze të Këshillit Evropian që ka nisur në Bruksel, do të diskutojnë mes të tjerash edhe për procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe për tensionet në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, të cilat po vazhdojnë.

Në prag të nisjes së këtij takimi, disa liderë evropianë kanë përsëritur thirrjet për Kosovën dhe Serbinë që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për t’i ulur tensionet.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, dhe ai i Sllovenisë, Robert Gollob, thanë para gazetarëve në Bruksel se sa më parë duhet të zhvillohen zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës. Ata ftuan Serbinë që t’u bëjë thirrje të qartë serbëve në Kosovë që të marrin pjesë në zgjedhje.

Plenkoviq bëri të ditur se ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të pasur një pasqyrë më të qartë për situatën në prag të diskutimeve në samitin e së enjtes. Ai, po ashtu, ka pasur një bisedë edhe me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, në fundjavë.

Ndërkaq, kryeministri i Sllovenisë, Gollob, duke folur për masat ndaj Kosovës që po i vendos BE-ja, tha se “duhet pasur një qasje të balancuar ndaj të dyja palëve, sepse asnjëherë nuk është fajtore vetëm njëra palë, edhe kur duket se një gjë e tillë është e thjeshtë”.

Samiti ka filluar me urimet drejtuar Kroacisë, e cila shënon 10-vjetorin e anëtarësimit në BE dhe mbetet akoma vendi më i ri anëtar i saj.

Në këtë përvjetor, sikur edhe në përvjetorin e 20-të të samitit të Selanikut ku u dha premtimi për perspektivë evropiane të rajonit, do të përsëritet përkushtimi për integrimin e tyre në BE.

“Duke rikujtuar Deklaratën e samitit BE-Ballkani Perëndimor të 21 qershorit 2003, dhe konkluzionet tjera të mëhershme, në veçanti ato të 23 dhe 24 qershorit 2022, Këshilli Evropian përsërit mbështetjen e plotë dhe të parezervë për perspektivën e anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit”, thuhet në tekstin e draftit të konkluzioneve, të cilat do të miratohen në këtë takim.

Këshilli Evropian do të kërkojë masa të shpejta për uljen e tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve që ishte arritur në Bruksel në fund të muajit shkurt, si dhe Aneksit për të cilin palët ishin pajtuar në takimin e Ohrit, raporton REL.

“Këshilli Evropian dënon incidentet e fundit në veri të Kosovës dhe bën thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës, në bazë të elementeve kyçe që tashmë janë shfaqur nga Bashkimi Evropian më 3 qershor 2023”, thuhet në këtë tekst, ku po ashtu shtohet se:

“Palët duhet të krijojnë kushte për zgjedhje të parakohshme në të katër komunat në veri të Kosovës. Dështimi në uljen e tensioneve do të ketë pasoja negative”.

“Është esencial vazhdimi i dialogut të lehtësuar nga BE-ja të udhëhequr nga përfaqësuesi i lartë dhe zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe implementimi i Aneksit është i domosdoshëm. Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe“ thuhet në këtë tekst.

Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, duke folur para nisjes së takimit të liderëve në Bruksel, ka mbështetur idenë për zhvillimin e një konference në nivel të lartë, me pjesëmarrjen e shteteve të BE-së dhe ShBA-së për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu lexoni:

Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria

VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit

KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin

Kosova News 29/06/2023 29/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë
15:27 -19/06/2026
Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën
14:55 -19/06/2026
Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve
14:53 -19/06/2026
Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria
14:24 -19/06/2026
Shtyhen bisedimet SHBA-Iran, Vance anulon udhëtimin në Zvicër
13:51 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?