Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës.
Ai ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, derisa ka ftuar për solidarizim me njëri-tjetrin.
Krasniqi ka uruar edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
“Atyre ua urojmë këtë festë duke shpresuar që të bashkohen me ne sa më shpejt”, është shprehur Krasniqi.



