KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lajçak: Tensionet në veri po rriten, koha për deeskalim është tani
Politikë

Lajçak: Tensionet në veri po rriten, koha për deeskalim është tani

Kosova News
Kosova News 19:45 -27/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian do të marrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk shtensionohet situata në veri. Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se nuk mund të tolerojnë asnjë lloj destabiliteti në fqinjësi dhe se koha për deeskalim të situatës në veri të Kosovës është tani.

Lajçak në konferencën para ministrave të BE-së tregoi çka nënkupton me shtensionim të situatës.

“Kjo kërkon tërheqje të njëkohshme të Policisë dhe të protestuesve nga komunat në veri të Kosovës, kryetarët të punojnë në hapësira alternative, pastaj shpallje të zgjedhjeve të hershme pa parakushte, me pjesëmarrje të serbëve dhe kthim në implementim, që nënkupton përkushtim të besueshëm, duke përfshirë edhe hartimin e draft-statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Dhe, normalisht presim edhe nga Serbia të përmbushë zotimet e veta… Është përgjegjësi e palëve që të ndërmarrin hapa për shtensionim dhe kjo është në interes të qytetarëve”, theksoi ai.

Ai foli për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, derisa u shpreh po ashtu se eskalimi po vazhdon të ndodhë në komunat në veri të vendit.

“Po shoh akte të dhunshme që mund të përsëriten sepse eskalimi vazhdon të ndodhë. Pa një marrëveshje për shtensionim nuk mund të kthehemi tek implementimi i vet dialogut. Jemi në një udhëkryq të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Është fatkeqësi që duhet të merremi prapë me menaxhimin e krizave në veri të Kosovës në atë moment kur duhet të fokusohemi në agresionin rus ndaj Ukrainës. Edhe më fatkeqësi është që kriza aktuale po ndodh në një periudhë kur kemi një platformë të qartë për normalizim. Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga veprimet që kanë implikime në siguri dhe i shpërqendrojnë nga çështje me rëndësi… Eskalimi i mëtutjeshëm nuk mund të jetë opsion, koha për deeskalim ka ardhur tashmë”, tha ai.

Derisa foli për dhunën që protestuesit serbë ushtruan ndaj institucioneve të sigurisë, Policisë dhe KFOR-it, si dhe ndaj gazetarëve, Lajçak theksoi se presin hetim të mirëfilltë penal dhe dënim për të gjithë kryerësit.

“Dhuna ndaj KFOR-it, mediave dhe Policisë është e papranueshme. Ne presim hetime të mirëfillta penale dhe duhet të ketë dënime për të gjithë ata që kryen vepra të tilla”, tha ai.

Sipas emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës është dëmtuar imazhi i vendeve që synojnë integrimin evropian.

Sa i përket lirimit të tre policëve të marrë peng në territorin e Kosovës nga Serbia, Lajçak tha se ka ndodhur falë bashkësisë ndërkombëtare.

Gjithashtu lexoni:

S’ka kuorum, dështon sërish mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Aksident në orët e para të mëngjesit në Gjilan, katër persona të lënduar

Sot afati i fundit për konstituim të Kuvendit

Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën

Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave

Kosova News 27/06/2023 27/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Çështja e presidentit, Pacolli: Përgjegjësia është e të gjithëve
11:13 -07/08/2026
S’ka kuorum, dështon sërish mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës
10:29 -07/08/2026
Nafta sot 1.66 euro, benzina 1.42 euro për litër
10:22 -07/08/2026
Bie çmimi i derivateve për sot
09:55 -07/08/2026
Aksident në orët e para të mëngjesit në Gjilan, katër persona të lënduar
09:53 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?