Dy burra kanë pësuar lëndime pasi që janë sulmuar me thika nga dy të dyshuar burra.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të hënën në fshatin Llukë në Lipjan.
Në raportin e Policisë dyshohet se sulmi ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje lidhur me një borxh.
“Të dyshuarit pasi e kanë kryer veprën janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktimat për shkak të lëndimeve janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe janë sekuestruar tri (3) thika. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.


