Ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, kjo për shkak të mungesës së kuorumit.
Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK -së Besnik Tahiri.
Ai tha se u diskutua për një seancë, por sipas tij, nuk dihet se kur do të mbahet.
“Nuk mbajtëm mbledhje e Kryesisë se nuk patëm kuorum, u diskutua për një seancë, por nuk dihet se kur do të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit”, tha ai.


