Policia e Kosovës njofton se një burrë është gjetur pa shenja jete në lokalin e tij në Dragash.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën dhe është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në lokalin e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.


