Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) njofton se më 30 qershor 2023 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2023.
Përmes një njoftimi për media nga MFPT thuhet se në këtë ankand, do të emetohen Bono Thesari me maturitet 12 mujor në shumën prej 20 milionë euro.
“Investimi në Bono Thesari është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (12 muaj) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftim.
Tutje shtohet se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, duhet të kontaktohet ndonjëra nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.



