KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjithçka nga takimet në Bruksel
Politikë

Gjithçka nga takimet në Bruksel

Kosova News
Kosova News 08:20 -23/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zgjedhjet në komunat në veri të Kosovës duhet të shpallen sa më shpejt, deklaroi Përfaqësuesi i lartë i Bashkimi Evropian, Josep Borrell.

E enjtja e 22 qershorit qe dita kur kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq udhëtuan drejt Brukselit për të zhvilluar takime të ndara me Borrellin.

Pas më shumë se katër orë diskutimi, ky i  fundit deklaroi kërkesat e tij nga kreu i ekzekutivit kosovar e njëherit, edhe nga presidenti serb.

Të njëjtat nuk ishin të padëgjuara më parë.

“Kemi kërkuar nga të shumë herë të deeaskalohet situata dhe të rikthehen në dialog. Be ka qenë e qartë për hapat, edhe SHBA po ashtu. Për fat të keq, çdo që kemi parë ka qenë e kundërta. Kemi shpenzuar më shumë se 4 orë me Kurtin dhe Vuciq në takime të ndara për ta gjetur një zgjidhje. Kemi prezantuar palët për Kosovën, që menjëherë t’i heqë njësitë speciale, dhe 4 kryetarët përkohësisht ta ushtrojnë detyrën jashtë objekteve”, ka thënë ai.

Borrell theksoi nevojën e rikthimit në dialog dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit duke përfshirë Asociacionin.

Borrell thotë se i ka kërkuar Vuçiqit lirimi e policëve pa kushte

Nga ana tjetër, një një deklaratë pas takimit me emisarët e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Borrellin dhe Lajçak, kryeministri Kurti deklaroi si jo rrallëherë se ishte pala serbe ajo e cila po i shmnaget arritjes së një zgjedhjeje.

“Jam i hendikepuar për shkak se nuk kam pasur takim direkt. Po e ritheksoj, ata të cilët i thanë po marrëveshjes për të mos e nënshkruar, tash po refuzojnë edhe të takohen edhe me mua ndërkohë që i mbajnë peng tre policë të Kosovës. Është situatë e vështirë për neve mirëpo ne bëjmë më të mirën e mundshme, siç e shihni në Bruksel ende është ditë, kemi mundur t’i vazhdojmë bisedimet… Ka pasur kohë të kemi dialog intensiv derisa të arrijmë ndonjë dakordim, gatishmëria ime nuk mungon, as propozimet konkrete. Kemi një lloj ikje nga pala tjetër nga situata dhe nga zgjidhje e mundshme”, ka thënë Kurti.

Lidhur me zgjedhjet në veri, Kurti nuk e mohoi mbajtjen e tyre ndonëse theksoi se të njëjtat, do të jenë  gjithmonë sipas kornizave ligjore të Kosovës.

Situata sipas tij është tensionuar për shkak që Serbia nuk e kishte nënshkruar marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit.

“I falënderoj Borrell dhe Lajçak, për angazhimin, u pajtuam për lirimin e pakusht të tre policëve, dhe në anën tjetër deeskalimin në normalizim të raporteve nuk ka alternativ. Kjo e fundit ka nevojë për sekuencim të plotë të hollësishëm dhe të balancuar të marrëveshjes bazike dhe të dakordimit të zbatimit që u bë në Ohër. Herën e parë më 27 shkurt, mu tha po e pranojmë por nuk po e nënshkruan pala tjetër po presim në Ohër, në Ohër prapë nuk u nënshkrua. Në këtë situatë jemi si rezultat i mosnënshkrimit të kësaj marrëveshjes bazike dhe mosinsistim në zbatim të menjëhershëm dhe të plotë të asaj marrëveshje. Më herët janë nënshkruar shumë marrëveshje por s’janë implementuar, tash mosnënshkrimi po bëhet moszbatim”, ka thënë ai.

Kurti: Zgjedhjet në veri, vetëm sipas ligjit

Kurse nga Vuçiq, Borrell tha se ka kërkuar që gradualisht të ndikojë në largimin e protestuesve rreth objekteve komunale në katër komunat e veriut si dhe, lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës.

“I kam dëgjuar krejt ato që kanë pasur për të na thënë dhe e kam kuptuar vullnetin e tyre për depërshkallëzim të situatës. U kam thënë se, sikurse gjithmonë, do të bëjmë çmos që të marrim pjesë në këtë proces”, tha Vuçiq.

Tensionet në veriun e Kosovës filluan më 26 maj me rastin kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët e komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të vendosen në objektet komunale pas protestave të banorëve lokalë.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur serbët lokalë u përleshën me ushtarët e misionit e KFOR me ç’rast, mbetën të lënduar dhjetëra persona.

Nga protestat në veri të vendit janë sulmuar edhe gazetarët. Përpos se fizikisht, mjetet e tyre, profesionale dhe të udhëtimit janë dëmtuar disa herë.

Gjithashtu lexoni:

Kurti në vizitë zyrtare në Austri

Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në kuvendin e ri

Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë

KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët për deputetë në 38 komuna

KQZ-ja përfundon numërimin

Kosova News 23/06/2023 23/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Kurti në vizitë zyrtare në Austri
14:13 -08/06/2026
Mbrojtjes zhvillon aktivitete në Kroaci
13:38 -08/06/2026
Miratohet plani i menaxhimit për Qendrën Historike të Janjevës
13:22 -08/06/2026
Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Rama: Rezultat i punës diplomatike
12:36 -08/06/2026
Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në kuvendin e ri
12:33 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?