Të shtëna armësh janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit në Prishtinë.
Bëhet e ditur se një person ka mbetur i plagosur tek diskoteka “Lit”, që ndodhet në dalje të Prishtinës, tek rrethi në drejtimin për Fushë-Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04-00 të mëngjesit. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.


