KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykatësi hetues serb tregon si ia kishte mbuluar me baltë ballin ushtarit të vrarë të UÇK-së, të cilit forcat serbe ia kishin bërë kryqin
Siguri

Gjykatësi hetues serb tregon si ia kishte mbuluar me baltë ballin ushtarit të vrarë të UÇK-së, të cilit forcat serbe ia kishin bërë kryqin

Kosova News
Kosova News 18:08 -22/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka publikuar një video nga një emision të një televizioni serb në të cilin gjyqtari hetues i kohës së Millosheviqit, Goran Petronijeviq, tregon se si ia ka bërë ne baltë ballin një pjesëtari të vrarë të UÇK-së, në mënyrë që t’ia fshehë kryqin në ballë (të bërë post mortum) nga forcat serbe në mënyrë që të mos e shihte verifikuesi i atëhershëm ndërkombëtar.

Eksperti i sigurisë Musliu thotë se ky është njëri nga rastet, kur duke u krenuar, zbardhin krimet që i ka bërë i tërë aparati okupues e kriminal i Serbisë gjatë luftës në Kosovës, jo vetë me vrasje, por edhe me shtrembërim e fshehje të krimit – përkatësisht vendit të ngjarjes – e edhe më përkatësisht dëmtimin e kufomave pas vdekjes dhe fshehjet e këtyre gjurmëve.

Përndryshe, Musliu thotë se “ky njeri, Goran Petronijeviqi, përveç se në Kosovë gjatë viteve të okupimit (vitet 1990-ta), ka kryer qindra dënime të të pafajshmëve, e edhe të fëmijëve, tani po tregon si ia ka dalë me sukses t’i fshehë gjurmët e kriminelëve serbë para verifikuesve të atëhershëm të Misionit Verifikues, të cilit i ka prirë William Walker”.

“Goran Petronijeviq, është njëri prej eksponentëve më pr-orusë në Serbi; shumë i afërt me nomenklaturën në pushtet, me lidhje me shërbimet e inteligjencës së Serbisë, kurse pas vitit 2000, në cilësinë e avokatit ka mbrojtur pikërisht Rade Markoviqin (shefin e Shërbimit të Sigurimit të Jugosllavisë së atëhershme, e njohur si DB), pastaj Aca Tomiqin (shefin e Sigurimit Ushtarak), Radovan Karagjiqin etj”, shkruan Musliu.

Më poshtë ndiqni videon e titruar në shqip me rrëfimin e ish-gjyqtarit hetues serb:

Gjithashtu lexoni:

Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve

Aktakuzë ndaj 6 personave për planifikim të vrasjes dhe krim të organizuar

Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë

Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit

Kosova News 22/06/2023 22/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Jashanica humb penalltinë, Ballkani eliminohet nga garat evropiane
22:54 -30/07/2026
Sinani akuzon Serbinë për diskriminim të shqiptarëve gjatë konkurseve për punësim
22:10 -30/07/2026
Osmani uron Abdixhikun: Jo çdo fitore është e zakonshme
21:59 -30/07/2026
Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së, merr shumicën e votave të delegatëve
21:56 -30/07/2026
Muhaxheri jep detaje nga brenda sallës: Po votojnë delegatët e Mitrovicës, procesi duket demokratik
21:33 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?