KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Klan Kosova nuk paraqitet në gjykatë, shtyhet seanca përgatitore në rastin ku mediumi është paditur nga “3V”
Siguri

Klan Kosova nuk paraqitet në gjykatë, shtyhet seanca përgatitore në rastin ku mediumi është paditur nga “3V”

KosovaNewss
KosovaNewss 13:37 -22/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në mungesë të përfaqësuesit të palës së paditur, Klan Kosova sh.p.k, është shtyrë seanca përgatitore e paraparë të mbahet të enjten në Departamentin për Çështje Ekonomike të Gjykatës Komerciale, në rastin ku “3V” sh.p.k (kompani që merret me prodhimin e filmave, videove dhe programeve të tjera), ka ushtruar padi ndaj Klan Kosovës për zhdëmtim të posaçëm për shkelje të të drejtave të autorit.

Në seancën e sotme, e pranishme ishte përfaqësuesja e autorizuar e paditësit “3V” sh.p.k, avokatja Rina Kika, si dhe pronari i kompanisë, Gazmend Bajri, raporton Betimi për Drejtësi.

Ndërkaq, gjykata konstatoi se të paditurës Klan Kosova, ftesa për seancën e sotme i është dërguar përmes Postës dhe nga fletëkthesa e dorëzuar në gjykatë rezulton se të njëjtën e ka pranuar më 15 qershor 2023, mirëpo në këtë seancë nuk prezanton askush.

Andaj, në këto rrethana gjykatësja e rastit Verona Dibra konstatoi se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës së sotme, meqenëse nuk ka kaluar afati ligjor për pranimin e ftesës nga ana e të paditurës.

Me këtë, seanca e sotme u shty dhe ajo e radhës u caktua të mbahet më 6 korrik 2023.

Sipas padisë së ushtruar më 28 shkurt 2020, paditësi “3V” sh.p.k, ka ushtruar padi për zhdëmtim të posaçëm për shkelje të të drejtave të autorit ndaj Klan Kosovës.

Kjo pasi që siç thuhet në padi, palët e lartcekura ishin marrë vesh që filmi- dokumentari “Ferdonija” i prodhuar nga “3V” sh.p.k të transmetohet në kanalin televiziv Klan Kosova në emisionin “Info Magazine” për një herë të vetme, dhe për atë transmetim paditësi do duhej të paguhej 1 mijë e 500 euro.

Në padi thuhet se dokumentari “Ferdonija” është transmetuar në emisionin “Info Magazine” dhe pa lejen e paditësit, filmi është transmetuar online në faqen e Klan Kosovës për 7 ditë me radhë, duke shkelur kështu të drejtën autoriale të paditësit, duke mos realizuar as pagesën për të cilën ishin dakorduar palët.

Përmes kësaj padie, paditësi “3V” sh.p.k ka kërkuar nga gjykata që të detyrojë të paditurën Klan Kosova që t’ia paguajë paditësit shumën prej 31 mijë e 500 euro për shkeljen e të drejtave të autorit nën kërcënimin e përmbarimit të detyrueshem të borxhit si dhe kamatëvonesën ligjore të aplikueshme për transaksionet tregtare.

Po ashtu, përmes padisë kërkon që të urdhërohet shpallja në masmedia e aktgjykimit me shpenzimet e të paditurës-Klan Kosova dhe që të detyrohet kjo e fundit që t’i marrë përsipër shpenzimet procedurale të procesit gjyqësor dhe të avokates.

Gjithashtu lexoni:

Ministria e Mbrojtjes merr vlerësim të mirë nga ZKA-ja

APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore

E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit

Gjykata në Ferizaj dënon me 1 vit burg të akuzuarin për kanosje

Arrestohet hajni i shumëkërkuar në Gjakovë, ky është emri i tij

KosovaNewss 22/06/2023 22/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?