Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka mohuar se rreth 200 kompani gjermane po largohen nga Kosova.
Pas raportimeve të disa mediave lidhur me këtë, Rohde ka thënë se ato janë krejtësisht të gabuara.
Rohde ka thënë se për çështjen nuk është pyetur as Ambasada e Gjermanisë dhe as Oda Ekonomike.
“Raportimet e mediave për largimin e 200 kompanive të Gjermanisë nga Kosova janë krejtësisht të gabuara. Mosrespektimi i standardeve të gazetarisë: As Oda Ekonomike dhe as Ambasada e Gjermanisë nuk janë pyetur nëse kjo është e vërtetë. Çfarë është e vërtetë: Kompanitë janë të shqetësuara rreth zhvillimeve të fundit”, ka shkruar Rohde.


