Është arrestuar një person në Drenas, nën dyshimin se ka ofenduar një grua.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 20:40.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ofenduar viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


