Policia e Kosovës njofton se një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar me mjet të mprehtë nga një i dyshuar i panjohur.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Hajrullah Zymi”, në Fushë-Kosovë, të martën rreth orës 18:00, dhe është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje , është sulmuar fizikisht me mjet të mprehte, nga një i dyshuar i panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.


