Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të shkojë për të diskutuar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Sipas njoftimit, ata do të diskutojnë për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin nr.KO190/19.
Mbledhja pritet të fillojë nga ora 10:00.
Rendi i ditës:
Miratimi i rendit të ditës,
Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mbajtuar të Komisionit me datë 10 dhe 17 maj 2023, Votimi i Raportit plotësues me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-081 për Energjinë,
Shqyrtimi i raporteve të Komisioneve kryesore për Projektligjin nr.08/L-nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
Shqyrtimi i kërkesave buxhetore të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2024, në bazë të Qarkores së parë buxhetore të Ministrisë së Financave 2024/01,
Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 3 mujorin e parë të vitit 2023,
Vazhdim-Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.08/L-189 për Lotarinë e Republikës së Kosovës,
Diskutim rreth Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin nr.KO190/19 ( i ftuar: Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati),
Shqyrtimi i propozimeve të Komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale.


