KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit dhe Veselit
Siguri

Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit dhe Veselit

Kosova News
Kosova News 13:08 -20/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) kanë vazhduar masën e paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Specialja ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit të Thaçit dhe Veselit dhe ka udhëzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që të paraqesin parashtresat për shqyrtimin e radhës të paraburgimit të tyre jo më vonë se 28 korrik 2023.

Ndryshe, në fund të majit ZPS kishte dorëzuar para Gjykatës Speciale parashtresat për shqyrtimin periodik të paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Në vendimin e Specialet thuhet se trupit gjykues thekson se gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se, në bazë të nenit 39(2), ekziston dyshimi i bazuar se Thaçi dhe Veseli janë penalisht përgjegjës për një sërë krimesh kundër njerëzimit (përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë) dhe krime lufte (ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje) sipas neneve 13, 14(1)(c) dhe 16(1)(a), raporton Betimi për Drejtësi.

Tutje në arsyetim të vendimit thuhet se ZPS-ja pohon se njohuritë dhe të kuptuarit e Thaçit dhe Veselit për akuzat dhe provat kundër tyre janë rritur në bazë të zbulimeve të fundit dhe fillimit të gjykimit.

Andaj, sipas tyre, kombinimi i njohurive të Thaçit dhe Veselit lidhur rastin kundër tyre dhe mundësia reale të një dënimi për një kohë të gjatë, duke u bazuar edhe në dënimin me 26 vite burgim të Salih Mustafës, ngrit rrezikun dhe rrit motivin e Thaçit dhe Veselit për të ikur.

Lidhur me këtë, në vendim thuhet se paneli ka shqyrtuar argumentet e ZPS-së, në dritën e fazës aktuale të procedurës, duke ripohuar se nuk gjen ndonjë faktor shtesë mjaftueshëm bindës për të ndryshuar konstatimin e tij të mëparshëm në lidhje me rrezikun e arratisjes.

Ndërkaq, lidhur me rrezikun e pengimit të ecurisë së procedurave të DhSK-së, duke iu referuar gjetjeve të mëparshme të këtij paneli, në vendim thuhet se ZPS-ja thekson se Thaçi dhe Veseli vazhdojnë të paraqesin rrezik të pengimit të procedurave.

Kjo për arsye se sipas ZPS-së ky panel më herët ka përcaktuar se ekziston një klimë e përgjithshme e ndërhyrjes së dëshmitarëve në Kosovë lidhur me këtë rast dhe të tjera para DhSK-së dhe se të akuzuarit kanë marrë informacione lidhur me 40 dëshmitarët e parë që ZPS synon të thërrasë.

Rrjedhimisht, paneli ka konkluduar se rreziku që Thaçi dhe Veseli do të pengojë mbarëvajtjen e procedurës së DhSK-së vazhdon të ekzistojë.

Në vazhdim thuhet se ZPS rikujtoj gjetjet e panelin në vendimin paraprak për paraburgim se të akuzuarit vazhdojnë të paraqesin rrezik për të kryer krime të mëtejshme.

Sipas panelit të njëjtët faktorë që janë marrë parasysh në lidhje me rrezikun e pengimit janë relevant për analizën e rrezikut që Thaçi dhe Veseli të kryejnë krime të mëtejshme.

Kështu që paneli ka konsideruar se asnjë rrethanë e re nuk është shfaqur që nga shqyrtimi i fundit i paraburgimit që do të justifikonte një konstatim të ndryshëm në lidhje me këtë çështje.

Vazhdon në Hagë gjykimi ndaj ish- krerëve të UÇK-së, sot flet dëshmitari me kodin 3811

Gjithashtu lexoni:

Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve

Aktakuzë ndaj 6 personave për planifikim të vrasjes dhe krim të organizuar

Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë

Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit

Kosova News 20/06/2023 20/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Jashanica humb penalltinë, Ballkani eliminohet nga garat evropiane
22:54 -30/07/2026
Sinani akuzon Serbinë për diskriminim të shqiptarëve gjatë konkurseve për punësim
22:10 -30/07/2026
Osmani uron Abdixhikun: Jo çdo fitore është e zakonshme
21:59 -30/07/2026
Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së, merr shumicën e votave të delegatëve
21:56 -30/07/2026
Muhaxheri jep detaje nga brenda sallës: Po votojnë delegatët e Mitrovicës, procesi duket demokratik
21:33 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?