Gjiganti teknologjik, Apple pritet që të zbulojë serinë e re të iPhone, që do të jetë 15-shi, në shtator të këtij viti, ku do të paraqiten tri variacione të ndryshme të iPhone 15, Plus, Pro dhe Pro Max.
Modelet e iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus do të përfitojnë nga tre përmirësime të rëndësishme krahasuar me paraardhësit e tyre. Një ndryshim i mundshëm është prezantimi i veçorisë së re të quajtur “Dynamic Island” nga Apple, e cila mund të sjellë një dizajn ekrani me vrima.
Megjithatë, ende nuk ka konfirmim zyrtar për këtë karakteristikë. Në të kaluarën, ky dizajn ishte i rezervuar vetëm për modelin iPhone 14 Pro, por spekulohet se ky ndryshim mund të ndodhë me daljen e serisë iPhone 15.

Një ndryshim tjetër potencial në dizajnin e iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus, nëpërmjet përdorimit të një xhami të mbuluar me brymë me një fund mat.
Për sa i përket karakteristikave të kamerës, thuhet se versionet standard të serisë iPhone 15 mund të kenë një kamera të pasme me 48 megapikselë, e cila është një përmirësim i rëndësishëm krahasuar me sensorët 12 megapikselë të modeleve të tanishme të iPhone.
Megjithatë, kamera standard nuk pritet të përfshijë një lente telefoto për zmadhimin optik ose një sensor LiDAR, të cilat pritet të jenë karakteristika ekskluzive për modelet më të avancuara. Modeli Pro Max pritet të ketë një modul kamere më të avancuar, duke përfshirë mundësinë e lenteve periskop që mundësojnë zmadhimin optik 5-6x, së bashku me sensorë të tjerë.
Një ndryshim tjetër i përmendur është zëvendësimi i portit Lightning të Apple me një port USB Type-C në iPhone 15. Kjo do të ishte një ndryshim i dukshëm në dizajnin dhe konfigurimin e portit të lidhjes fizike në pajisjen.
Opsionet e ngjyrave

Modelet e iPhone 15 mund të jenë të disponueshme në ngjyrat rozë të errët dhe blu të çelët. Apple shpesh ofron modelet standarde të iPhone në një gamë ngjyrash të ndezura dhe këtë vit nuk bën përjashtim.
Dizajn ekskluziv i iPhone 15 Pro
Derisa të gjitha modelet e iPhone 15 do të miratojnë portën USB-C, ka disa ndryshime të dizajnit që janë ekskluzive për iPhone 15 Pro dhe Pro Max.
Linja e iPhone 15 Pro e Apple pritet të ketë më shumë xhami të përparmë të lakuar që më mirë zhduket në kornizë dhe Apple pritet të përdorë titan në vend të çelikut inox për shasinë.
USB-C

Modelet iPhone 15 Pro pritet të vijnë me portin USB-C që përkrah të paktën USB-të 3.2 ose Thunderbolt 3. Sipas analistit të famshëm, Ming-Chi Kuo, këto do të bëjnë që të mundësohet transferim më i shpejtë i të dhënave në krahasim me iPhonet aktualë me opsionin e mbushjes me “Lightining”. Sipas Kuos, porti USB-C në modelet standard iPhone 15 do të ketë shpejtësi 2.0.
Karikimi me valë
Modelet e iPhone 15 do të mbështesin si karikimin MagSafe ashtu edhe standardin e ri Qi2, duke lejuar karikim 15W nga aksesorët e palëve të treta jo MagSafe. Kjo do të lejojë karikim më të shpejtë me valë edhe nga aksesorët që nuk e mbështesin zyrtarisht MagSafe, për sa kohë që këta aksesorë përdorin Qi2.