KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bashkëshortja e Zhivkoviqit vjen me reagim dhe demanton Petar Petkoviqin: Po shpërndanë dezinformata
Politikë

Bashkëshortja e Zhivkoviqit vjen me reagim dhe demanton Petar Petkoviqin: Po shpërndanë dezinformata

Kosova News
Kosova News 14:50 -18/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Lidhur me deklaratën e djeshme të drejtorit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, se “policia e [Albin] Kurtit ka tentuar disa arrestime në lagjen e bonjakëve” në veri të Mitrovicës, siç ka thënë ai, “kanë tentuar të arrestojnë dy vëllezërit, Goran dhe Vlada Vuçetiq, në qendër të qytetit, e më pas edhe Miroslav Zhivkoviqin”, bashkëshortja e këtij të fundit, Jelena Zhivkoviq ka deklaruar dhe e ka mohuar me një video mesazh këtë informacion.

Në video-mesazh, Zhivkoviq pyet se nga i ka marrë Petkoviqi një informacion të tillë që dikush po e ndiqte burrin e saj dhe i kërkon atij që t’i drejtohet personalisht dhe t’i tregojë.

“Unë jam Jelena Zhivkoviq, bashkëshortja e të emëruarit të sotëm Miroslav Zhivkoviq të cilin Petar Petkoviq e ka përmendur në deklaratën e tij që e ka dhënë në ora 10:00. Dua të them se nuk e di nga e ka marrë Petkoviqi informacionin se dikush po e ndiqte burrin tim. Burri im ka qenë me familjen mbrëmë, në shtëpi, askush nuk na ka ardhur në derë, as nuk e ka ndjekur”, pohon Zhivkoviq.

“Nga e ka marrë Pekoviqi një informacion të tillë? Unë dua që ai të na drejtohet dhe të na thotë këtë. Edhe për djemtë Vuçetiq, Goran dhe Vlladan, të cilët i ka emëruar, kam folur sot me ta, djemtë kanë qenë nëpër qytet, ecnin, askush nuk i ka ndjekur”, pyet ajo, shkruan The Geopost /GP/

Kujtojmë se Petkoviq, gjatë të shtunës në një konferencë për shtyp kishte deklaruar se në pjesën veriore të Mitrovicës veriore “ka pasur një gjendje të vërtetë rrethimi”.

Sipas fjalëve të tij, “mbrëmë, forcat speciale ROSU erdhën nga pjesa jugore e Mitrovicës me mbi 30 automjete të blinduara, të veshura me maska, me tuba të gjatë dhe maltretuan tërë Mitrovicën e Veriut”.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka mohuar deklarimet e ndryshme se ka rrahur dy të rinj në veri të vendit.

Nuk është hera e parë që Petkoviq shpërndan dezinformata për situatën në Kosovë. 

Gjithashtu lexoni:

Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin

Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën

Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave

Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë

Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet

Kosova News 18/06/2023 18/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
49%
2 km/h
Thu
25 °C
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C

Lajmet e Fundit

Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin
21:59 -06/08/2026
Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit
21:55 -06/08/2026
Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën
20:53 -06/08/2026
Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave
20:46 -06/08/2026
Aktakuzë kundër 20 personave, përfshirë Radoiçiqin, për krime lufte në Gjakovë
20:38 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?