KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sveçla: Mungesa e reagimit ndaj akteve kriminale u jep krahë bandave që urdhërat i marrin nga Beogradi
Siguri

Sveçla: Mungesa e reagimit ndaj akteve kriminale u jep krahë bandave që urdhërat i marrin nga Beogradi

Kosova News
Kosova News 18:42 -16/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se është e paprecedentë dhe e papranueshme masa e paraburgimit prej 30 ditësh për tre zyrtarët e Policisë së Kosovës të kidnapuar nga Serbia.

Sveçla ka thënë se Serbia agresore nuk po ndalohet me orkestrime të akteve të tilla, duke përmendur edhe sulmet me shok-bomba në stacionet policore në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut, sulmin ndaj veturës së Policisë së Kosovës, sulmin ndaj veturës së ministrit Elbert Krasniqi dhe sulmet ndaj gazetarëve dhe kameramanëve.

Ministri Sveçla ka thënë se të gjitha këto kanë ndodhur nga personat e njëjtë që pranojnë urdhra të tilla kriminale nga personat e njohur për autoritetet tona.

Ai gjithashtu ka thënë se mungesa e reagimit ndaj këtyre akteve kriminale që cenojnë sigurinë e institucioneve tona, qytetarëve tanë e mediave tona, u jep krahë këtyre bandave që udhëzimet e urdhrat i marrin nga Beogradi.

Postimi i plotë:

Tre zyrtarët tanë policorë të kidnapuar në territorin tonë nga forcat speciale të Serbisëvazhdojnë të mbahen në Serbi dhe për më keq, atyre sot i’u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Kjo është e paprecedentë dhe e papranueshme.

Fakti që Serbia agresore nuk do të ndalet me orkestrime të akteve të tilla, e dëshmojnë sulmet e njëpasnjëshme që kanë ndodhur sot gjatë ditës në veriun e vendit tonë. Në mëngjesin e sotëm bandat kanë sulmuar me shok-bomba stacionet policore në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut, është sulmuar një veturë e Policisë së Kosovës, është sulmuar vetura e ministrit Elbert Krasniqi që ndodhej në vizitë tek kryetari Lulzim Hetemi, turma e bandave ka kaluar me lehtësi kordonin e sigurisë dhe ka ndërsyrë objektin e Komunës si dhe janë sulmuar e rrahur brutalisht gazetarë e kameramanë të mediave tona.

Të gjitha këto në më pak se 10 orë, të gjitha këto nga persona të njejtë që pranojnë urdhëra të tillë kriminal nga persona të njohur për autoritetet tona e për publikun. Mungesa e reagimit ndaj këtyre akteve kriminale që cënojnë sigurinë e institucioneve tona, qytetarëve tanë e mediave tona, u jep krahë këtyre bandave që udhëzimet e urdhërat i marin nga Beogradi.

Përkundër të gjitha sulmeve, Policia jonë nuk do të ndalet. Ajo do të vazhdojë angazhimin e saj në çdo cep të Republikës së Kosovës, për të gjithë qytetarët pa dallim e kundër të gjitha bandave e kriminelëve pa dallim.

Gjithashtu lexoni:

Egzon Reshani në paraburgim, dyshohet për tri vepra penale

Abdixhiku: Kemi afrime me VV-në, por ende dallime në çështjen kryesore

MIT: Vazhdojnë investimet në Prishtinë, 9 milionë për tri projekte rrugore

Sot në Kosovë temperatura deri në 38°C, apel për kujdes nga të nxehtit

BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë

Kosova News 16/06/2023 16/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
48%
3 km/h
Thu
26 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
35 °C

Lajmet e Fundit

Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën
20:53 -06/08/2026
Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave
20:46 -06/08/2026
Aktakuzë kundër 20 personave, përfshirë Radoiçiqin, për krime lufte në Gjakovë
20:38 -06/08/2026
Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje
15:46 -06/08/2026
Në Spanjë besojnë se do ta organizojnë finalen e Botërorit 2030
15:06 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?