KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria i obligoi lokalet ta shërbejnë, sa është i sigurt uji i çezmës në Prishtinë
Shëndetësi

Qeveria i obligoi lokalet ta shërbejnë, sa është i sigurt uji i çezmës në Prishtinë

Kosova News
Kosova News 16:39 -07/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, e cila i obligon lokalet e gastronomisë që t’i shërbejnë qytetarët me ujë nga rubineti nëse është i pijshëm, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka dalë me një komunikatë lidhur me cilësinë e ujit.

Sipas KRU “Prishtina”, uji që shpërndahet te konsumatorët është i sigurt për pije dhe se ka kontrolle ditore dhe periodike për cilësinë e ujit.

Nga kjo kompani kanë thënë se cilësia e ujit është e kontrolluar dhe testuar me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike “sipas parametrave të cilët janë në Pjesën A dhe C  në Udhëzimin Administrativ Nr.10/2021 për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu”.

“Me monitoring të shpejtë, bazik dhe vijues çdo ditë do te bëhët mostrimi dhe analiza e ujit që prodhohet dhe distribuohet nga fabrikat e ujit në Albanik ,Badovc dhe Shkabaj (Ibër-Lepenc) nga objektet prodhuese Kastriot dhe Kroni, pastaj monitorimi javor i ujit që prodhohet në objektet prodhuese Shtime, Lipjan ,Drenas dhe Podujevë si dhe analiza e ujit në tre rezervuarët në qytet. Pra, uji që shpërndahet te konsumatorët është i sigurt për pije”, thuhet në komunikatë

Komunikata e plotë:

Prishtinë, 7 korrik –  Qëllimi kryesor i Departamentit të Cilësisë dhe Burimeve të ujit të pijshëm në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit,, Prishtina,, sh.a. është organizimi dhe funksionimi i tij si departament për kontrollën e kualitetit të ujit, bazuar në Standardet cilësore aplikative ( U.A.10/2021 ) dhe ato Evropiane (Udhëzimi –Direktiva 98/83/EC) mbi kualitetin e ujit për përdorim nga njerëzit. Kjo direktivë përcakton dallimet në mes të parametrave mikrobiologjik dhe atyre fiziko- kimik. Aplikimi i standardeve është në interes të të gjithë konsumatorëve të Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Shtimes, Lipjanit, Podujevës, Drenasit, Graçanicës dhe Fabrikës së trajtimit të ujit në Shkabaj. Departamenti i cilësisë së ujit me planin e tij të monitorimit të brendshëm,  ka në procedurë pikë së pari mbledhjen dhe marrjen e mostrave të ujit të përpunuar nga rrjeti i ujësjellësit, aeratorëve, liqeneve,  puseve dhe lumenjve.

Laboratorët tanë shfrytëzojnë metoda standarde për parametrat të cilat janë të aprovuara nga BE, sipas procedurës të cilat janë dhënë me Direktivën 98 (93) EC. Sipas planit ditor, javor dhe mujor për monitorimin e brendshëm të kualitetit të ujit në KRU ”Prishtina” sh.a, të burimeve sipërfaqësore Albanik, Badoc, Bivolak, Mihaliq (Kanali Ibër-Lepencit) si dhe burimeve nëntokësore Kroni, Obiliq, Shtime, Lipjan, Peran (Podujevë), Miradi , Graqanicë dhe Vragoli si dhe pesëmbedhjetë pikat në rrjetin e qytetit , në aplikim të monitorimit të shpejtë bazik dhe vijues percjellim kualitetin e ujit të pijshëm në çdo pikë mostrimi.

Cilësia e ujit është e kontrolluar dhe testuar me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike sipas parametrave të cilët janë në Pjesën A dhe C  në Udhëzimin Administrativ Nr.10/2021 për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu.

Një vëllim kaq i madh i punës dhe një kontrollë ditore bazike dhe periodike, bën që uji i pijshëm të jetë i sigurt 100% .

Me monitoring të shpejtë, bazik dhe vijues çdo ditë do te bëhët mostrimi dhe analiza e ujit që prodhohet dhe distribuohet nga fabrikat e ujit në Albanik ,Badovc dhe Shkabaj (Ibër-Lepenc) nga objektet prodhuese Kastriot dhe Kroni, pastaj monitorimi javor i ujit që prodhohet në objektet prodhuese Shtime, Lipjan ,Drenas dhe Podujevë si dhe analiza e ujit në tre rezervuarët në qytet.

Pra, uji që shpërndahet te konsumatorët është i sigurt për pije.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 07/07/2022 07/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?