KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tha se “fëmijët serbë në Kosovë janë të gatshëm të luftojnë”, deputetja serbe: Vuçiqi bëri deklaratë të çmendur, t’i bëhet kontroll psikiatrik
Politikë

Tha se “fëmijët serbë në Kosovë janë të gatshëm të luftojnë”, deputetja serbe: Vuçiqi bëri deklaratë të çmendur, t’i bëhet kontroll psikiatrik

KosovaNewss
KosovaNewss 16:53 -15/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Partisë Popullore në Serbi, Sanda Rashkoviq Iviq – psikiatre, tha sot se presidenti serb Aleksandar Vuçiq synon të mobilizojë fëmijët serbë për luftë në Kosovë, siç bëri Adolf Hitleri në vitin 1945. Ajo tha se presidentit serb duhet t’i bëhet një kontroll psikiatrik.

Duke komentuar deklaratën e Vuçiqit se fëmijët serbë të moshës 12 dhe 13 vjeçare në Kosovë janë të gatshëm të vdesin ‘sepse janë ngopur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti’, Rashkoviq Iviq tha se kjo deklaratë e çmendur dhe e papërgjegjshme.

“Ka shumë kohë që nuk kam dëgjuar diçka kaq të çmendur, të pashpirt dhe të papërgjegjshme. Të thuash se fëmijët 12 dhe 13 vjeç duan të vdesin është tipike vetëm për shtetet islamike ku mbretëron xhihadi. Kështu ishte edhe në vitin 1945 në Gjermaninë naziste, kur Hitleri nuk kishte më askënd që të mobilizonte për luftë”, tha Rashkoviq Iviq.

Siç raporton “Danas”, në pyetjen nëse presidenti Vuçiq duhet t’i nënshtrohet mbikëqyrjes psikiatrike për shkak të një deklarate të tillë, Rashkoviq Iviq tha se, si psikiatër, ajo nuk do të mund t’i përgjigjej kësaj pyetjeje pa një ekzaminim paraprak të tij.

“Nuk mund të jepet vlerësime për gjendjen mendore të asnjë personi pa një ekzaminim paraprak ‘tet a tet’. Sigurisht që është një deklaratë e çmendur dhe e papërgjegjshme dhe ata që bëjnë deklarata të çmendura dihet se do të trajtohen më tej”, shpjegoi deputetja, psikiatre.

Ajo shtoi se futja e fëmijëve të mitur në konfliktet në Kosovë tregon se Vuçiq nuk ka ndonjë zgjidhje të arsyeshme për çështjen e Kosovës.

“Vuçiq e pranoi planin franko-gjerman dhe tani po thotë se fëmijët serbë janë gati të vdesin kundër atyre me të cilët ai është pajtuar me atë plan”, tha Rashkoviq Iviq.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se situata në Kosovë është “tmerrësisht e rëndë dhe se fëmijët e moshës 12 dhe 13 vjeç janë gati të vdesin, sepse të gjithë janë ngopur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”.

“Nuk e duroj dot më fizikisht. Nuk mund të fle asnjë natë. Sepse ndryshe nga ju, unë e di se çfarë ndodh çdo natë në veri të Kosovës. Gjithçka po vlon. Fëmijët e moshës 12, 13 vjeç janë gati të vdesin, gjë që duhet ta parandalojmë. Janë ngopur me Kurtin”, tha Vuçiq në konferencën për media pas takimit me presidenten e Sllovenisë Natasha Pirc Musar.

Lista Serbe tronditet, serbët e Kosovës tani nuk po i binden kësaj partie

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 59% e votave të diasporës, ky është rezultati

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

KosovaNewss 15/06/2023 15/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Shefi i CIA-s dyshon nëse Irani është i gatshëm për lëshime bërthamore
10:04 -16/06/2026
Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:26 -16/06/2026
Numërohen 59% e votave të diasporës, ky është rezultati
09:08 -16/06/2026
IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje
08:42 -16/06/2026
Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?