Futbollisti i Interit, Nicolla Barella, është afër transferimit në kampionatin anglez.
Sipas asaj që raporton “The Telegraph”, mesfushori Italian ka arritur marrëveshje me skuadrën e Newcastle United.
Newcastle është e gatshme të paguaj rreth 50 milionë euro skuadrës së Interit për shërbimet e Barrellas.
Sipas burimeve të gazetës, marrëveshja është shumë afër pas bisedimeve intensive që janë zhvilluar ditët e fundit.


