KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja përgatit masa të menjëhershme ndaj Kosovës, jo sanksione
Politikë

BE-ja përgatit masa të menjëhershme ndaj Kosovës, jo sanksione

Kosova News
Kosova News 13:08 -14/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se shtetet anëtare janë dakorduar që t’i vendosin masa me efekt të menjëhershëm ndaj Kosovës, por ka thënë se ato nuk janë sanksione.

Masat, sipas Stanos, janë ato të raportuara një ditë më parë si sanksione në media. Siç ka thënë ai, masat janë të kthyeshme varësisht nga hapat që ndërmerr kryeministri Albin Kurti për shtensionim të situatës. 

“Më lejoni të qartësojë një gjë. Nuk ka sanksione. BE-ja vendos sanksione si masë kufizuese të bazuar në kornizë të qartë ligjore të definuar nga shtetet anëtare, pas një procesi të gjatë të diskutimeve në Këshill. S’ka sanksione ndaj Kosovës, kjo është njëra gjë. Gjëja e dytë, për shkak të eskalimit të fundit që kemi qenë dëshmitarë që nga fillimi i këtij muaji, 27 shtetet anëtare të BE-së unanimisht kanë thënë se presin shumë qartë, kërkesë e qartë nga BE-ja ndaj Kosovës dhe Serbisë, të deskalojnë tensionet e fundit veçanërisht në veri të Kosovës”, ka thënë Stano.

Siç ka thënë Stano, masat do të përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare. Takime do të ketë vetëm kur ato duhet të zhvillohen për t’u fokusuar në adresimin e krizës në veri të Kosovës dhe hapave për gjetjen e zgjidhjes.

Masa tjetër pritet të përfshijë punën e përbashkët të grupeve që ekzistojnë mes Kosovës dhe BE-së, e të cilat janë krijuar në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).

Tashmë është suspenduar takimi i një nën-komisioni, atij për tregti, industri, doganë dhe taksa i cili është dashur të mbahej me 8 qershor, por që nuk është zhvilluar. Takimi i radhës, i cili pritet të suspendohet, është ai i datave 21 dhe 22 qershor, i nën-komisionit për drejtësi, liri dhe siguri.

Do të ketë edhe pasoja financiare për Kosovën. Është planifikuar një pezullim domethënës i financimit nga ana BE-së i disa projekteve për të cilat ka dhënë propozime Kosova në kuadër të Fondit investues për Ballkanin Perëndimor.

BE, si masë ndaj Kosovës, ka paraparë që të ulë edhe nivelin e pranisë publike në zhvillimet dhe ngjarjet e përbashkëta ku marrin pjesë anëtarët e Qeverisë së Kosovës. Kjo masë pritet të përfshijë edhe takimet në kuadër të bashkëpunimit financiar.

Stano ka thënë se BE-ja e ka bërë të qartë se nëse nuk ka shtensionim të situatës, do të ketë pasoja.

“Duhet të ecim nga menaxhimi i krizave në një proces të qëndrueshëm. Qetësia duhet të kthehet në veri”, ka thënë ai.

Stano i përgjigjet Bislimit: BE-ja nuk është e njëanshme

Stano ka thënë se ka një “seri të masave apo propozime për një seri të masave”.

“Disa prej tyre kanë hyrë në efekt menjëherë e disa po diskutohen. Shtetet anëtare do të diskutojnë gradualisht, e do të vendosin nëse do të vazhdojnë me hapat e tjerë. Është një spektër relativisht i gjerë i masave. Këto masa janë të përkohshme dhe të kthyeshme, që do të prezantohen e disa janë prezantuar në lidhje me zhvillimet në terren”.

Stano ka thënë se shtetet anëtare do të vendosin edhe për masa ndaj Serbisë nëse e shohin se nuk është duke vepruar në përputhje me tri kërkesat që shtetet anëtare i kanë pasur ndaj saj për shtensionim të situatës.

“Por, mund të them se Serbia ka filluar t’i tërheqë trupat nga vija kufitare me Kosovën, ky është një hap drejt shtensionimit”, tha Stano.

Stano ka folur edhe në lidhje me deklaratat e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, që kishte thënë se emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, po rrëshqet nga roli i ndërmjetësuesit.

“Përfaqësuesi special Miroslav Lajçak është një person që është caktuar me dakordim të 27 shteteve anëtare. Ne refuzojmë çdo deklarim se ai është i njëanshëm. Ai është përfaqësues special që vepron në emër të përfaqësuesit të lartë, që të dy janë mandatuar nga 27 shtetet anëtare të BE-së. BE-ja nuk është e njëanshme, është ndërmjetësuese e sinqertë. Ne investojmë shumë kohë e energji për të lehtësuar dialogun, e për t’i ndihmuar të dyja palët përkundër qasjes së tyre gjatë javëve, muajve apo viteve të fundit. Ne vazhdojmë t’i palët të gjejnë konsensusin e nevojshëm për të arritur te një zgjidhje evropiane të problemeve të tyre”, tha Stano.

Gjithashtu lexoni:

Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë

Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet

Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës

Kurti: Pa marrëveshje nuk do ta krijojmë asnjë institucion, po bëj përpjekje për ta shmangur një palë zgjedhje të reja

Miftaraj: Vendi nuk shkon në zgjedhje edhe nëse nuk konstituohet Kuvendi

Kosova News 14/06/2023 14/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë
14:23 -06/08/2026
Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet
14:19 -06/08/2026
Egzon Reshani në paraburgim, dyshohet për tri vepra penale
13:44 -06/08/2026
Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës
13:25 -06/08/2026
Kurti: Pa marrëveshje nuk do ta krijojmë asnjë institucion, po bëj përpjekje për ta shmangur një palë zgjedhje të reja
13:15 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?