Policia e Kosovës njofton se një punëtor është rrëzuar në vendin e tij të punës të shtunën në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë thuhet se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa personi përgjegjës i kompanisë është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është iniciuar si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezik i sigurisë në vendin e punës”.
“Viktima mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor, pasi që ishte rrëzuar në vendin e tij të punës. Personi përgjegjës i kompanisë është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


