Ka nisë Mbledhja e 51-të e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Arbërie Nagavci në fjalën e saj ka falënderuar kryetarët shqiptar në veri, policinë dhe gazetarët për rezistencën gjatë këtyre ditëve.
Kurse Albin Kurti, kryetari i VV-së, njëherësh edhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, tha se dy javë na ndajnë nga përvjetori ynë i mbledhjes së parë që u pat mbajtur në këtë sallë.
“Për 12 vjet 51 mbledhje ose 4 në vit janë karakterizuar”, shtoi ai.
Tutje Kurti tha se nuk ka gjë më të bukur se të jesh aktivist dhe të jesh i paepur për bindjet tua, por jo individuale sepse më shumë prodhon përvjetori i themelimit të organizatës.
“Aktivistët besojnë në përpjekjet nuk ndalen, historia vazhdon të na befasojë herë për të mirë e herë për të keq”.
Ai u shpreh se kjo kërkon strategji, fleksibilitet këmbëngulje e jo kokëfortësi por as lëshim pe e oportunizëm të vazhdueshëm në përputhje me rrethana, theksoi ai, duke theksuar se Lëvizja është në kulmim e energjisë.





