Dy fqinje në Mitrovicë janë përfshirë në një sherr.
Ato e patën një zënkë mes veti gjatë së shtunës.
Në raportin e policisë thuhet se rastin e në fjalë e raportoi njëra prej grave në fjalë, e cila ka treguar se është goditur me shuplakë pas zënkës nga fqinja e saj.
Rasti është duke vazhduar të hetohet nga policia dhe cilësohet si sulm.
“SULM- Rr. Sutjeska, Mitrovicë 10.06.2023 – 10:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një zënke të çastit që kishte pas me një të dyshuar femër (fqinje e sajë), është goditur me shuplakë nga e dyshuara. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin policor.


