KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Disa qytetarë serbë protestojnë, të tjerët kryejnë shërbime në komunat në veri
Politikë

Disa qytetarë serbë protestojnë, të tjerët kryejnë shërbime në komunat në veri

Kosova News
Kosova News 14:16 -10/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Përderisa qytetarë serbë po vazhdojnë protestat  kundër zgjedhjes së kryetarëve shqiptarë në komunat veriore, disa të tjerë kryejnë shërbimet e tyre të cilat i ofrojnë po këto komuna.

Telegrafi gjatë qëndrimit të enjten në Zubin Potok ka parë nga afër zhvillimet atje, derisa qytetarë serbë kryenin shërbimet në Zyrën Lokale për Kthim dhe Komunitete në fshatin Çabër të Komunës së Zubin Potokut.

Kryetari i kësaj komune, Izmir Zeqiri tha se komuna i ofron të gjitha shërbimet njëjtë për të gjitha komunitetet, pasi siç u shpreh ai “jam kryetarë i gjithë komunës që përfaqësoj, pa dallim”.

“Këtu janë disa dikastere që veprojnë, e të cilat kanë vepru në shërbim të të gjithë qytetarëve siç janë regjistrimi civil, zyra për lëshimin e pasaportave dhe letërnjoftimeve dhe regjistrimit të kerreve. Drejtoria e çështjeve sociale, të cilat janë për të gjithë qytetarët e komunës…”.

Por, gjatë intervistës, kryetari tha se edhe pse veprojnë në këto zyra, ai dhe kabineti i tij janë të gatshëm kurdo që të shkojnë e të kryejnë punën e tyre nga Komuna e Zubin Potokut.

“Po me siguri, ne jemi të gatshëm. Çdo ditë kemi informacione rreth situatës se çfarë po ndodh rreth objektit të komunës. Jemi të gatshëm çdo moment të shkojmë në zyrat tona”, ka thënë ai.

Edhe kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci tha se janë duke punuar nga Zyra për Komunitet në fshatin Kelmend, gjersa theksoi se punët janë duke shkuar mirë.

“Këtu kemi filluar punën shumë mirë, çdo gjë po na shkon mirë. Çdo gjë po shkon me kohë, me kabinetin tim…diku 80 për qind të drejtorëve i kemi zgjedh”.

I pyetur nëse ka pas ndonjë takim me komunitetin serbë, ai tha: “deri më tani jo…vazhdimisht jam jo vetëm kryetar i shqiptarëve, por i gjithë qytetarëve të kësaj komune, i njëjtë për të gjithë. Ish kandidaten për kryetare që ka qenë nga komuniteti serb e kam emëruar nënkryetare të komunës…”.

Ndryshe, janë bërë dy javë që kryetarët e komunave veriore janë duke ushtruar funksionin e tyre. Disa në zyrat e tyre e të tjerë në zyrat për komunitete, kjo për shkak të protestave të vazhdueshme të qytetarëve nga komuniteti serbë si dhe nga strukturat kriminale serbe në veri. Këto komuna u përballën me protesta masive dhe të dhunshme, kur për pasojë të lënduar mbetën pesë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, 30 ushtarë të KFOR-it si dhe u sulmuan ekipet e mediave. 

Gjithashtu lexoni:

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kosova News 10/06/2023 10/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?