KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zëdhënësi i Qeverisë: Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje, ndërmjetësues kemi shumë
Politikë

Zëdhënësi i Qeverisë: Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje, ndërmjetësues kemi shumë

Kosova News
Kosova News 20:34 -09/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se nga Shqipëria presin mbështetje sa i përket dialogut, duke theksuar se kanë shumë ndërmjetësues.

“Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje. Ndërmjetësues kemi shumë”, ka thënë Kryeziu për RTV Dukagjini, në lidhje me draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të cilin u ka prezantuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Kryeziu ka shtuar se çështja e katër kryetarëve në veri – tre prej të cilëve iu është dashur asistim nga Policia e Kosovës për të hyrë në objektet përkatëse komunale – është çështje e kushtetutës dhe sundimit të ligjit.

 “Çështja e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit është çështje e respektimit të kushtetutës, sundimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve tanë, që për shkak të bojkotit të diktuar nga Serbia u kishin munguar për plot 6 muaj”, ka thënë ai.

Sipas tij, çështja e marrëveshjeve të mëhershme për Asociacionin është “çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës, dhe kjo u dëshmua me draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues që drejtohej nga deputetja e Vuçiqit e cila synonte një Republika Srbska në Kosovë dhe së fundmi me Non-paperin e Akademisë së Shkencave dhe e Artit e Serbisë që flet për ‘Botën Serbe’”.

“Në të dy rastet në pyetje është Kosova. Në të dy rastet rreziku është Serbia”, ka shtuar ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ua ka propozuar një draft-statut të Asociacionit presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz të cilët i cilësoi si “kumbarë” të planit franko-gjerman.

Në një konferencë për media lidhur me situatën në veri të Kosovës, Rama ka deklaruar se për të, i pakuptueshëm mbetet pozicioni i Kosovës dhe jo ai i Serbisë.

“Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe kancelarit Scholz një draft të Asociacionit, për të cilin kam vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe palën amerikane. Është një draft i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë, prej kohësh”.

“Një gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë. Kjo ditë kur palët, dhe në këtë rast, për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë, që e përsëris, bën atë që ka bërë edhe herë të tjera. Palët nuk po merren dot vesh as se kush duhet ta shkruajë këtë tekst, e jo më se çka duhet të ketë teksti”, ka thënë Rama.

Gjithashtu lexoni:

KQZ-ja përfundon numërimin

APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe profesional

99.84% e kutive të votimit janë numëruar, kanë mbetur vetëm edhe katër kuti

Kurti falënderon qytetarët pas zgjedhjeve: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtetin

Numërimi drejt fundit/ Vetëm 14 kuti votimi pa u hapur, ja si qëndrojnë partitë

Kosova News 09/06/2023 09/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

KQZ-ja përfundon numërimin
11:30 -08/06/2026
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe profesional
10:53 -08/06/2026
99.84% e kutive të votimit janë numëruar, kanë mbetur vetëm edhe katër kuti
10:35 -08/06/2026
Kurti falënderon qytetarët pas zgjedhjeve: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtetin
10:18 -08/06/2026
Publikohen çmimet, nafta 1.54 €, benzina 1.41 €
09:44 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?