KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja po i shqyrton masat ndaj Kosovës, nuk përfshihen vizat
Politikë

BE-ja po i shqyrton masat ndaj Kosovës, nuk përfshihen vizat

Kosova News
Kosova News 19:33 -09/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian nuk është duke e shqyrtuar mundësinë për t’ia suspenduar Kosovës liberalizimin e vizave, shkaku i tensioneve të fundit në veri. Burime diplomatike përbrenda BE-së i kanë thënë KOHËS se kundër një mase të tillë ndëshkuese janë shprehur shumica e vendeve anëtare. Por, megjithëkëtë, blloku evropian po i shqyrton disa masa të tjera.

Në strukturat e Bashkimit Evropian janë duke u shqyrtuar disa mundësi si masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të veprimeve të fundit në pjesën veriore të vendit, por suspendimi i liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është opsion.

Kështu kanë thënë disa burime diplomatike në Bruksel, duke thënë se në shumë diskutime që janë zhvilluar, shumica e madhe e vendeve anëtare e kanë kundërshtuar një gjë të tillë duke u shprehur se kjo do të ishte një goditje për qytetarët e Kosovës më shumë sesa për ato autoritete që konsiderohen përgjegjëse për situatën.

Sipas të njëjtave burime, suspendimi i liberalizimit të vizave shpesh lidhet më shumë me çështje të sigurisë dhe të migracionit sesa me arsye politike ndërkaq suspendimi do të ishte mjaft i vështirë edhe nga aspekti procedural. Por nëse situata do të përshkallëzonte në të ardhmen dhe që kjo do të krijonte probleme të sigurisë, atëherë do të mund të paraqitej edhe kjo ide.

Për momentin, thonë këto burime, në BE nuk ka fare gatishmëri për një gjë të tillë, por gjithsesi po shqyrtohen disa masa të tjera.

Njëra prej masave të para që pritet të jenë për Kosovën është suspendimi i një nënkomiteti, i cili në kuadër të marrëveshjes së stabilizim-asociimit ekziston mes Kosovës dhe BE-së. Ky do të ishte një sinjal i parë ndaj Kosovës, ndërsa masat e tjera do të shqyrtoheshin në të ardhmen, varësisht nga zhvillimi i situatës në terren.

Në anën tjetër, as propozimet për ndëshkime financiare ndaj Kosovës nuk kanë hasur në përkrahje në vendet anëtare të BE-së. Këto burime kanë thënë se mundësia e suspendimit të fondeve për Kosovën nuk është tash duke u shqyrtuar fare ndërsa vetë fakti se nuk ka përparim në zbatimin e marrëveshjeve e si pasojë do të jetë edhe moszhvillimi i konferencës së donatorëve, është një lloj sanksioni për të dyja palët.

Po ashtu ka edhe ide të tjera që të pezullohen disa takime bilaterale, por gjithsesi, thonë burimet diplomatike në BE, në këtë kohë paksa të acaruar në opinion është e tepërt që të ekzagjerohet me ide të ndryshme.

Burimet e BE-së thonë se ekziston një kuptim se ka një frustrim të madh me veprimet e autoriteteve të Kosovës, por masat nuk do të shqyrtohen me nxitim, por varësisht nga situata në terren.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Bekë Berisha dhe Burim Ramadani mbesin jashtë Kuvendit, shkak kuota gjinore

Kosova News 09/06/2023 09/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara
18:20 -14/06/2026
Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv
17:55 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?