KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Phillips: Shkopi po përdoret vetëm ndaj Kosovës, presioni ndaj Kurtit i padrejtë
Politikë

Phillips: Shkopi po përdoret vetëm ndaj Kosovës, presioni ndaj Kurtit i padrejtë

Kosova News
Kosova News 13:20 -09/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i programit për paqe dhe të drejta të njeriut në Universitetin e Kolumbias në New Jork, David Phillips, thotë se me veprimet në veri, Qeveria e Kosovës përmbushi vetëm një detyrim ligjor, teksa presionin mbi kryeministrin Kurti e cilëson jo të drejtë.

“Është e saktë që shkopi po përdoret kundër Kosovës. Kosovës duhet t’i jepen stimuj për ta përshtatur kursin e saj me shpërblime të përshtatshme për qeverinë e Prishtinës për bashkëpunimin me SHBA-në. Kryetarët e komunave u zgjodhën siç duhet dhe duhet të ulen në zyrat e tyre të ligjshme. Çdo gjë më pak minon sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Kosovë. Strukturat paralele duhet të shpërbëhen në mënyrë që Qeveria e Kosovës të funksionojë në mënyrë efektive. Në vend që të ushtrojë presion vetëm ndaj Kurtit, Uashingtoni duhet të bëjë presion ndaj Beogradit që të luajë sipas rregullave”, ka thënë ai.

Gjatë vizitës në Prishtinë emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se moskoordinimi me ShBA-në për vendosjen e kryetarëve të rinj të komunave në veri do të ketë pasoja për Prishtinën. E, pasoja e parë ishte përjashtimi për këtë vit i FSK-së nga aktiviteti ushtarak “Defender Europe 2023”.

Megjithëkëtë Escobar theksoi se Washingtoni qëndron me popullin e Kosovës, por nuk mbështet një individ “që nuk ka instinkt bashkëpunimi”.

Duke iu referuar qëndrimeve të fundit të diplomatëve amerikanë, Phillips vlerëson se do të duhej kohë për rikuperimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA.

“SHBA-ja nuk ka mik më të mirë se Kosova dhe Kosova nuk ka mik më të mirë se SHBA-në. Na duhet kohë për t’u qetësuar dhe për ta rikthyer marrëdhënien në rrugën e duhur”, ka deklaruar Phillips.

Prej 29 majit serbët në tri komunat veriore – Leposaviq, Zveçan e Zubin-Potok janë duke protestuar për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin Abbott: Vendosja e sundimit të ligjit në veri e domosdoshme para zgjedhjeve
Përplasja për Kosovën- eurodeputeti gjerman, Butikofer e quan çmenduri deklaratën e ambasadorit amerikan, Hill që dha për kryeministrin Kurti
Kosova, “viktimë” e Perëndimit për ta shkëputur Serbinë nga Rusia e Kina

Gjithashtu lexoni:

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

MIT: Vazhdojnë investimet në Prishtinë, 9 milionë për tri projekte rrugore

Kosova News 09/06/2023 09/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?