KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi publikon dokumente të Asociacionit të propozuar nga serbët: “Kali i Trojës”, përgatitja për ndarje të Kosovës!
Politikë

Bislimi publikon dokumente të Asociacionit të propozuar nga serbët: “Kali i Trojës”, përgatitja për ndarje të Kosovës!

Kosova News
Kosova News 20:16 -08/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka publikuar disa dokumente të Asociacionit të propozuar nga Beogradi zyrtar. Kosova vazhdimisht ka paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar për arsyen e vërtetë të Serbisë për insistimin e formimit të AKS-së. AKS-ja kurrë nuk ka pasur qëllim t’i integrojë serbët lokal në Kosovë, por të jetë “Kali i Trojës” i Beogradit për ta bërë shtetin jofunksional, duke përgatitur mënyrën për ndarje të Kosovës.

“Non-paperi” i fundit i draftuar nga Akademia e Shkencave dhe e Artit e Serbisë (nga Vasilije Krestiq, anëtar, https://www.sanu.ac.rs/en/member/krestic-vasilije/) ofron dëshminë më të fuqishme deri më tash për qëllimet e vërteta të Serbisë prapa insistimit për AKS-në në Kosovë. Dokumenti i bashkangjitur do të tregojë si më poshtë:

a. Krijimi i AKS-së nuk është objektiv në vete, por paraqet një hap të rëndësishëm drejt arritjes së synimit për “Botën serbe” që koincidon me territorin e ish-Jugosllavisë.

b. “Srpski svet” është evolucion i “Nacertanje” (https://researchgate.net/…/41119069_Ilija_Garasanin…) dhe duhet të shihet si “Nacertanje” e shekullit të 21-të.

c. Dizajni fillestar i AKS-së nuk është relevant, pasi kompetencat do të evolojnë dhe do të eksploatohen për shkak të përkrahjes financiare të Beogradit dhe një mungese relative të mbikëqyrjes nga Qeveria e Kosovës.

d. Këto kompetenca do të çojnë te një Republika Srpska e re me synim për ndarje territoriale mes territoreve shqiptare e serbe. Kjo më pas do të shtyjë komunitetin ndërkombëtar të njohë ekzistimin e dy entiteteve nacionale në Kosovë dhe një autonomi absolute në zonat e AKS-së.

e. Kjo autonomi do të sjellë një situatë që serbët nuk do të kenë nevojë për të ndërvepruar me Qeverinë e Kosovës, duke e bërë kështu AKS-në si një “parazit” në territorin e Kosovës.

f. Serbia beson se avantazhi kryesor krahasues që ka aktualisht, dhe duhet të shfrytëzojë, është superioriteti ekonomik në rajon.

g. Në rrethanat aktuale, qëllimi përfundimtar “Bota serbe” nuk mund të realizohet vetëm me mjete politike. Duhet të shfrytëzohen edhe mjete të tjera, duke përfshirë mekanizma fetar me potencial për ndikim politik në vendet fqinje ku vepron Kisha Ortodokse Serbe.

h. Prandaj, themelimi i AKS-së duhet të jetë imperativ kyç për politikanët serb, duke ofruar një bërthamë për qëllimin shekullor të bashkimit të kombit serb.

‘‘Non-paper’’ shpjegon në mënyrë të përsosur këmbënguljen e Beogradit për AKS-në, por duhet të bëjë komunitetin ndërkombëtar të rishqyrtojë këmbënguljen e vet.

Gjithashtu lexoni:

Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat

Ministria e Mbrojtjes merr vlerësim të mirë nga ZKA-ja

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

Kosova News 08/06/2023 08/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?