Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka folur për situatën e tensionuar në veri, që ka çuar në një përplasje të ashpër mes kryeministrit Albin Kurti dhe faktorit ndërkombëtar.
Durmishi ka thënë se Qeveria çdo këshillë dashamirëse dhe racionale nga aleatët. Ai, sikurse Kurti, ka thënë se nuk do të ketë dorëzim përballë grupeve kriminale në jug e veri.
“Natyrisht që ne e dëgjojmë çdo këshillë dashamirëse e çdo kërkesë racionale nga aleatët tanë. Për më shumë se dy vite kemi luftuar krimin e korrupcion në gjithë territorin e Kosovës e posaqërisht në komunat në veri dhe për këtë jemi vlerësuar. Natyrisht se ne nuk do të dorëzohemi përballë grupeve kriminale qofshin ato në jug apo në veri. Në veri sot veprojnë grupe kriminale të organizuara e të nxitura nga politka fashiste e Serbisë. Natyrisht që nuk dorëzohemi përballë tyre sepse është detyrë shtetërore e patriotike që t’i luftojmë këta kriminel”, ka shkruar Durmishi.
Ai ka thënë se luftimi i këtyre kriminelëve nënkupton normalizim dhe siguri edhe për banorët serb atje. Ne duhet të krijojmë ambient të sigurtë ku qytetarët jetojnë dhe veprojnë pa presione e shantazhe.


