KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Escobar: Nëse Kosova deshiron të shkojë drejt integrimit euroatlantik, duhet t’u japë më shumë autonomi serbëve në veri
Politikë

Escobar: Nëse Kosova deshiron të shkojë drejt integrimit euroatlantik, duhet t’u japë më shumë autonomi serbëve në veri

Kosova News
Kosova News 16:52 -07/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova duhet t’u japë autonomi më të madhe komunave me shumicë serbe në veri të vendit nëse dëshiron t’i afrohet anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian, tha të mërkurën i dërguari i ShBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar i kërkoi gjithashtu Kosovës që të tërhiqte policinë dhe kryetarët e bashkive nga zyrat e tyre në zonat me shumicë serbe për të de-përshkallëzuar tensionet dhe më pas për të mbajtur zgjedhje të reja komunale në të cilat do të merrnin pjesë serbët, raporton “Reuters”.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një intervistë të mërkurën i tha “Reuters”-it se vendi i saj mund të mbajë zgjedhje të reja në komunat me shumicë serbe nëse 20% e votuesve nënshkruajnë një peticion duke i kërkuar ato.

Escobari u tha gazetarëve në ambasadën e ShBA-së në Beograd: “Nëse Kosova dëshiron të shkojë drejt integrimit euroatlantik, do të duhet të krijojë (një asociacion të komunave (me shumicë, shën.red.) serbe)”.

“Kjo do të ndodhë. Pyetja është, a do të ndodhë me këtë qeveri (të Kosovës) apo me një qeveri tjetër, të ardhshme”.

Serbia, e cila përkrah rreth 50,000 serbë në Kosovën veriore si financiarisht ashtu edhe politikisht, do të duhet të sigurojë që serbët e këtij rajoni të marrin pjesë në zgjedhjet e reja, shtoi Escobar.

Katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës e shohin Beogradin si kryeqytetin e tyre dhe po sfidojnë qeverinë në Prishtinë.

Serbët në veri të Kosovës u larguan nga institucionet e vendit dhjetorin e kaluar. Ata duan autonomi më të madhe, sipas dispozitave të një marrëveshjeje të 2013 të sponsorizuar nga BE, e cila parashikonte formimin e një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe.

Kryeministri Albin Kurti heziton të zbatojë marrëveshjen sepse ka frikë se nëse u jepet më shumë autonomi, serbët mund të mbajnë një referendum për t’u bashkuar me Serbinë në vend që të qëndrojnë si pjesë e Kosovës.

Përforcimet për forcën paqeruajtëse të NATO-s filluan të mbërrijnë në Kosovë këtë javë pas trazirave të fundit. 

Zhvillimet në veri – Deklarohet kryeministri Kurti: S’kam marrë kurrfarë ultimatumi
Escobar nga Beogradi: Vuçiq më ka siguruar për t’i bindur serbët të marrin pjesë në zgjedhje

Gjithashtu lexoni:

Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit

KEK mohon pretendimet e gazetarit Lirim Mehmetaj: “Dezinformatë për diskreditim të padrejtë”

Fejza e LVV-së ngre shqetësime për etikën akademike të Lushaku-Sadriut – publikon vendim i Senatit të UP-së

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

Kosova News 07/06/2023 07/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen rezultatet e para të zgjedhjeve në Shqipëri
23:22 -11/05/2025
Të riun e zë plumbi gjatë testimit të armës – 24 vjeçari humb jetën në malësinë e Prizrenit
22:41 -11/05/2025
Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet
21:25 -11/05/2025
Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”
20:59 -11/05/2025
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit
19:54 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?