KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bujar Osmani ua dorëzon Kosovës dhe Serbisë propozimin 9-pikësh për normalizimin e situatës në veri
Politikë

Bujar Osmani ua dorëzon Kosovës dhe Serbisë propozimin 9-pikësh për normalizimin e situatës në veri

Kosova News
Kosova News 23:27 -06/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Bujar Osmani, tha sot se propozimi i tij për qetësim dhe normalizim të situatës në veri të Kosovës u është dorëzuar misioneve në Prishtinë dhe në Beograd, të cilët duhet të komunikojnë dhe ta funksionalizojnë atë.

Ai tha se “Plani me nëntë hapa”, të cilin e publikoi gjatë fundjavës, nuk është plan i OSBE-së, sepse ajo organizatë ndërkombëtare i merr vendimet me konsensus, por nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe ai si kryesues i OSBE-së”, transmeton Beta.

“Roli im si kryesues i OSBE-së është të ofroj një zgjidhje për de-përshkallëzimin. OSBE-ja është në thelb një platformë për dialog, komunikim dhe menaxhim të konfliktit. Ne kemi dy operacione të mëdha, një në Prishtinë dhe tjetrin në Beograd”, tha Osmani në një intervistë për televizionin maqedonas “Telma”, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se propozimi i tij është një nga përpjekjet plotësuese me organizatat dhe organet e tjera ndërkombëtare për të de-përshkallëzuar dhe normalizuar situatën (në veri të Kosovës) dhe që palët (Beogradi dhe Prishtina) t’i “rikthehen dialogut të arritur në Ohër”.

“Pra, ne kemi një detyrim shtesë jo vetëm si kryesues i OSBE-së, por edhe si shtet ku është arritur ajo marrëveshje. Ju mund të shihni që masat e propozuara janë të ngjashme me masat e ofruara nga organizatat e tjera ndërkombëtare. Kjo do të thotë se komuniteti ndërkombëtar është në unison në kërkesën që palët t’i kthehen dialogut dhe në zbatimin e obligimeve nga marrëveshja themelore dhe aneksi, përkatësisht marrëveshja e Ohrit”, tha Osmani.

Kryesuesi i OSBE-së, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, dy ditë më parë publikoi “Planin me nëntë hapa për de-përshkallëzimin dhe normalizimin e situatës në veri të Kosovës”.

Ai plan, siç njoftoi Osmani në Twitter, “ka për qëllim arritjen e paqes dhe stabilitetit të përhershëm në veri të Kosovës dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe procese demokratike”.

Gjithashtu lexoni:

Numërimi drejt fundit/ Vetëm 14 kuti votimi pa u hapur, ja si qëndrojnë partitë

KQZ nis sot numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha komunat

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati

Kosova News 06/06/2023 06/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen çmimet, nafta 1.54 €, benzina 1.41 €
09:44 -08/06/2026
Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës
09:41 -08/06/2026
Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit
09:39 -08/06/2026
Numërimi drejt fundit/ Vetëm 14 kuti votimi pa u hapur, ja si qëndrojnë partitë
08:50 -08/06/2026
Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës
08:47 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?