KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti për marrëveshjen e 27 shkurtit: Duhet të zbatohet e plotë, shpejt dhe pa kushtëzime
Politikë

Kurti për marrëveshjen e 27 shkurtit: Duhet të zbatohet e plotë, shpejt dhe pa kushtëzime

Kosova News
Kosova News 17:22 -06/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Alban Kurti priti sot në një takim Ambasadorin e ri joresident të Australisë për Kosovë, Richard Rodgers.

Në fillim të takimit, kryeministri shprehu falënderimin e tij, të shtetit dhe popullit të Kosovës për miqësinë, ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Australisë. Ai tha se Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse për kontributin e Australisë për pranimin e 4000 refugjatëve në vitin 1999 dhe për përkrahjen e pandërprerë në fuqizimin e subjektivitet ndërkombëtar të Republikës së Kosovës përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Australia ishte shteti i 8-të që e njohu pavarësinë e Kosovës, vetëm një ditë pas shpalljes së saj.

Ata folën edhe për raportet dypalëshe ndërmjet vendeve dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit, teksa kryeministri e njoftoi për progresin në sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe demokratik në dy vitet e fundit.

Ambasadori Rodgers u shpreh se dy vendet ndajnë dëshirën e përbashkët për sundim të ligjit dhe dashurinë për demokraci dhe se pret qe puna e tij të jetë më lehtë për shkak të vlerave të njëjta që ndajmë.

Ndër të tjerash, kryeministri Kurti dhe ambasadori Rodgers biseduan edhe për rreziqet që dezinformimi paraqet për shoqëritë tona dhe demokracinë, si dhe për domosdoshmërinë e trajtimit të tij. Gjithashtu, diskutuan edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, me theks te Marrëveshja Bazike e dakorduar me 27 shkurt dhe Aneksi i saj me 18 mars. Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti tha se ajo duhet të zbatohet e plotë, shpejt dhe pa kushtëzime.

Kryeministri Kurti e uroi ambasadorin Rodgers për përgjegjësinë e re, duke i dëshiruar suksese në përmbushjen e saj dhe duke i ofruar bashkëpunim të afër të tij dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

MINTI zgjeron kapacitetet e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut

Kosova News 06/06/2023 06/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
scattered clouds
33° _ 32°
24%
3 km/h
Thu
33 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?