KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Memli Krasniqi: Qeveria merr vendim për ujin në kafene, nuk u siguron ujë të pijes shumë zonave në Kosovë
Politikë

Memli Krasniqi: Qeveria merr vendim për ujin në kafene, nuk u siguron ujë të pijes shumë zonave në Kosovë

Kosova News
Kosova News 18:46 -06/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Komunën e Drenasit, ku është pritur nga kryetari Ramiz Lladrovci.

Gjatë kësaj vizite, Kryetari Krasniqi dhe Kryetari Lladrovci kanë vizituar disa projekte të cilat janë në zhvillim e sipër në Komunën e Drenasit me buxhet vetanak të Komunës.

Në Drenas, kryetari Krasniqi ka thënë se është jashtëzakonisht i lumtur me punën, angazhimin dhe performancën e Kryetarit Lladrovci dhe ekipit të tij, diçka që tashmë është njohur dhe vlerësuar radhazi si më e mira edhe nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Në vazhdën e vizitave të mija nëpër komunat e Kosovës, sot kisha kënaqësinë që të vizitoj Drenasin. Së bashku me Kryetarin Lladrovci kishim takime dhe diskutime të shumta, por edhe vizita të projekteve të cilat tashmë janë duke u zbatuar. E përgëzoj Kryetarin Lladrovci dhe ekipin e tij për këto projekte, përkundër sfidave që i kanë. Posaçërisht nga mungesa e mbështetjes nga Qeveria qendrore.”, ka thënë Kryetari Krasniqi.

Lideri i PDK-së tha se të gjitha këto punime të cilat i kanë vizituar, janë punime që janë bërë me buxhetin e komunës dhe me grantin e performancës së mirë që është fituar nga Kryetari Lladrovci në të kaluarën dhe tash.

Sipas Kryetarit Memli Krasniqi, ky është problemi që evidentohet në çdo komunë, çdo ditë, në secilën vizitë.

“Është e domosdoshme që të ndryshojë qasja e kësaj Qeverie karshi Komunave të Kosovës, sepse ato janë dera e parë e qytetarëve tanë. Për të përmirësuar shërbimet dhe mirëqenien e tyre, Qeveria duhet të ndihmojë komunat me mjete shtesë. Ju e patë që kanë projekte tejet të rëndësishme, urat të cilat e lehtësojnë qarkullimin e fëmijëve dhe të gjithë njerëzve. Ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza, projekt që nuk e ka mbështetur kjo Qeveri. Po ashtu edhe projekti që ndërlidhet me ujësjellësin. Kur jemi te uji, si një nevojë bazike, përderisa Qeveria e Kosovës merr vendime që të obligojë gastronomët që tu shërbejë ujë nga kroi qytetarëve që pijnë kafe, në anën tjetër, këtu në Drenas, e njëjta Qeveri, nuk është duke u ndihmuar qytetarëve që të kenë furnizim me ujë të pijshëm. Një pjesë e madhe e fshatrave të kësaj komune e kanë këtë problem në baza ditore.”, ka thënë Kryetari Memli Krasniqi.

Në anën tjetër, Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, ka falënderuar Kryetarin Krasniqi për vizitën dhe mbështetjen e tij të parezervë për të shtyrë përpara projektet në të mirë të qytetarëve të Drenasit.

“Së bashku me Kryetarin vizituam tri projekte në komunën tonë të cilat janë duke u zhvilluar aktualisht. Nga vërshimet e fundit në Drenas janë shkatërruar disa ura, prandaj ne jemi duke i ndërtuar disa dhe riparuar disa të tjera. Po ashtu, jemi duke shtuar kapacitetet e ujësjellësit në komunën tonë. Ndërkaq, aktualisht jemi në vendin ku po ndërtojmë kolektorin e ujërave të zeza. Shumë shpejtë ne do të jemi komuna e parë që kena me i largu ujërat e zeza nga lumenjtë. Shumë projekte të tjera kanë ngecur për shkak të mosfunksionimit të OSHP-së, por besoj tani do zhvillohen më mirë.”, ka thënë Kryetari Lladrovci.

Kjo ishte vizita e radhës e Kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, në turin e tij të vizitave nëpër komunat e Kosovës dhe ofrimit të mbështetjes politike për qeverisjen në të mirë të qytetarëve të tyre.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

TAGGED: Drenasi, Uji
Kosova News 06/07/2022 06/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?