Deputetja e Partisë Guxo në kuadër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Jeta Statovci, e nominuar nga Presidentja Osmani po merr pjesë në takimin e pestë të nivelit të lartë të Rrjetit të Pikave Kryesore për Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Uashington DC, SHBA e organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Në një postim në facebook Statovci ka thënë se pjesëmarrja në këtë takim është jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën dhe i shërben fuqizimit politik dhe ekonomik i grave me qëllim forcimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe të aftë për t’i kontribuar sigurisë, paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm, është shumë me rëndësi.
Statovci ka thënë se Kosova mbetet projekt i rëndësishëm i vlerave dhe idealeve të demokracisë perëndimore dhe se asgjë nuk e cenon lidhjen e Kosovës me SHBA-të.


