KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Grupet fashiste që përshkallëzuan situatën në veri janë në listat e pagave në Serbi
Politikë

Kurti: Grupet fashiste që përshkallëzuan situatën në veri janë në listat e pagave në Serbi

Kosova News
Kosova News 17:44 -04/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Ministri Zayed Al Nahyan shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e tij për pritjen e pranuar në Prishtinë në vizitën e tij në fillim të muajit prill dhe tha se po punon në avancimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kryeministri e falënderoi për telefonatën dhe për vizitën e mëparshme në Kosovë që i ka kontribuar thellimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Kryeministri e informoi për progresin e Kosovës në dy vitet e fundit në ekonomi dhe punën për krijimin e një klime të favorshme për investime. Në lidhje me situatën në tri komunat në veri të vendit, kryeministri e njoftoi për procesin zgjedhor që solli deri tek zgjedhja e katër kryetarëve të ri, bojkotin e zgjedhjeve nga serbët e Kosovës me kërkesë dhe presion të Serbisë dhe pranimin e këtij procesi e rezultati zgjedhor nga komuniteti ndërkombëtar.

Tha se përshkallëzimi erdhi si rezultat i pengimit me forcë të hyrjes në vendet e tyre të punës të kryetarëve të rinj dhe dhuna nga grupe fashiste që janë në listën e pagave të Serbisë dhe të kompanive private të personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Ai shtoi se hapi i parë për de-përshkallëzim është përfundimi i menjëhershëm i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë, arrestimi i atyre që shkaktuan dhunë dhe zbatimi i Marrëveshjes bazike deri në zgjedhje të reja.

Gjithashtu lexoni:

Fitorje Pacolli i reagon Time Kadriajt pasi i tha  “merre terapinë”: Sa herë më sulmoni, vetëm më bëni më të fortë

Osmani në Washington DC: Diskutim për strategjinë euroatlantike të Kosovës

“Një plagë e Evropës që ende nuk është shëruar” — Kurti në Bosnje Hercegovinë për të përkujtuar gjenocidin serb në Srebrenicë

Avokati Tomë Gashi demanton shpifjet e mediave: ambasadori Martin Berishaj nuk ka shtetësi të Serbisë

Osmani: Kosova e bekuar me mbështetjen e Kongresit Amerikane

Kosova News 04/06/2023 04/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Macron: Nuk ka vend në BE për ata që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë
17:03 -11/07/2025
Fitorje Pacolli i reagon Time Kadriajt pasi i tha  “merre terapinë”: Sa herë më sulmoni, vetëm më bëni më të fortë
16:59 -11/07/2025
Osmani në Washington DC: Diskutim për strategjinë euroatlantike të Kosovës
16:53 -11/07/2025
“Një plagë e Evropës që ende nuk është shëruar” — Kurti në Bosnje Hercegovinë për të përkujtuar gjenocidin serb në Srebrenicë
16:39 -11/07/2025
Avokati Tomë Gashi demanton shpifjet e mediave: ambasadori Martin Berishaj nuk ka shtetësi të Serbisë
16:34 -11/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?