KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Veriu sfidë edhe për ATK-në, Murtezaj thotë se po bashkëpunojnë me Doganën e Policinë
Ekonomi

Veriu sfidë edhe për ATK-në, Murtezaj thotë se po bashkëpunojnë me Doganën e Policinë

KosovaNewss
KosovaNewss 09:08 -04/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) Ilir Murtezaj, ka thënë se për këtë institucion luftimi i kontrabandës në veriun e Kosovës është sfidë, siç është për çdo sektor tjetër.

Ai shton se kjo punë është përgjegjësi edhe e Doganës e Policisë, institucionet këto që kanë bashkëpunim të vazhdueshëm.

Por, Muretzaj, ka potencuar se ka tatimpagues nga komuniteti serb, që vazhdojnë të deklarohen e të paguajnë tatim dhe t’i përmbajnë kërkesave ligjore të Kosovës.

“Çështja e luftimit të kontrabandës nuk është vetëm përgjegjësi e institucionit të ATK-së, dihet që te pjesa e kontrabandës më shumë është përgjegjësi e Doganës, në këtë rast edhe përgjegjësi e Policisë, por të njëjtën kohë për çështjen e ekonomisë joformale është kompetencë dhe përgjegjësi edhe e jona dhe ne jemi duke punuar në këtë drejtim. Duhet ta pranojmë një fakt, sikur për secilin sektor, secilën fushë edhe për ne si ATK është një sfidë në vetvete për shkak se e dimë mënyrën e funksionimit të ekonomisë në atë pjesë të Kosovës. Por, duhet ta pranojmë faktin që ka tatimpagues nga komunitetit serb që vazhdojnë të deklarohen të paguhen dhe t’i përmbajnë kërkesave ligjore të Kosovës”, tha në një intervistë për Ekonomia Online , Murtezaj.

Ai po ashtu ka potencuar se kohëve të fundit është rritur edhe numri i tatimpaguesve nga kategoria e këngëtarëve, grupeve muzikore.

Sipas tij, nga 10 milionë euro të deklaruara sa që ishin në vitin 2021, shifrat kanë kaluar në mbi 20 milionë euro, pra nga 800 mijë euro të paguara kanë shkuar në 2 milionë euro në vitin 2022.

“Gjatë viti të kaluar kemi qenë prezent në aktivitete verore duke identifikuar ose monitoruar aktivitet të cilat janë të shtuar në sezonin veror, në këtë rast është edhe pjesa e këngëtare, grupeve muzikore, diskotekave, restoranteve e të gjitha këto. Ka këngëtar ose grup muzikor, ose këngëtar të cilët janë me tatime shtesë në vlera mbi 100 mijë euro. Po ashtu këtu do ta potencojmë faktin që si rezultat i atyre monitorimeve tona në teren është arritur efekti në ngritje të vetëdeklarimit të kësaj kategorie të tatimpaguesve, ku gjatë viti 2022 është rritur qarkullimi i deklaruara nga rreth 10 milionë euro që ishte në vitin paraprak në vitin 2021, në mbi 20 milionë euro, apo edhe rritje të tatimeve të paguara nga rreth 800 mijë që ishin vitin 2021 në rreth 2 milionë euro në vitin 2022 vetëm nga këngëtarët”, tha ai.

Murtezaj ka thënë se vitet e fundit kanë ndryshuar qasjen e menaxhimit të rreziqeve të përmbushjes tatimore. Sipas tij, me ndërrimin e kësaj qasje te sektori i ndërtimtarisë ka prodhuar rezultate e saj, pasi ka rritje të hyrave tatimore dhe këto të hyra, sipas tij nënkuptojnë që ka zvogëlim të informalitetit.

Gjithashtu lexoni:

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

I kërkuar nga shteti dhe ndërkombëtarët, Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e të dyshuarit për disa vepra penale

KosovaNewss 04/06/2023 04/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
scattered clouds
33° _ 32°
24%
3 km/h
Wed
32 °C
Thu
33 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?