KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Erdogan bën thirrje për unitet, ndërsa fillon mandatin e ri pesëvjeçar
Botë

Erdogan bën thirrje për unitet, ndërsa fillon mandatin e ri pesëvjeçar

Kosova News
Kosova News 08:36 -04/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u bëri thirrje turqve që t’i lënë mënjanë ndasitë dhe të përqendrohen tek e ardhmja, ndërsa filloi mandatin e ri pesëvjeçar të shtunën.

Erdogan u betua në një ceremoni në parlament në Ankara dhe do të emërojë në vazhdim kabinetin e ri qeveritar, përbërja e të cilit pritet të sinjalizojë një ndryshim të mundshëm të drejtimit të politikave ekonomike, përfshirë dhënien fund të epokës me norma të ulëta interesi. Në ceremoninë e inaugurimit në pallatin presidencial, Erdogan përdori tone pajtuese.

“Do t’i përqafojmë të gjithë 85 milionë njerëzit pavarësisht nga pikëpamjet e tyre politike… Le ta lëmë mënjanë mërinë e periudhës elektorale. Le të kërkojmë mënyrat për të bashkëjetuar”, tha ai. “Së bashku, duhet të shohim përpara, të përqendrohemi tek e ardhmja dhe të përpiqemi të themi gjëra të reja. Duhet të përpiqemi ta ndërtojmë të ardhmen duke mësuar nga gabimet e së shkuarës”.

Në ceremoni merrnin pjesë zyrtarë të lartë të vendeve të ndryshme dhe organizatave ndërkombëtare, përfshirë sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, presidentin venezuelian Nicolas Maduro, kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe kryeministrin armen Nikol Pashinyan.

Më herët, ndërsa bëri betimin në detyrë, Erdogan u zotua të mbrojë pavarësinë dhe integritetin e Turqisë. Ai fitoi 52.2 për qind të mbështetjes në balotazhin e 28 majit. /VoA

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 04/06/2023 04/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?