KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Nuk mund të ketë kryetarë të rinj në veri pa zgjedhje të reja – adresa për trysni është Beogradi
Politikë

Kurti: Nuk mund të ketë kryetarë të rinj në veri pa zgjedhje të reja – adresa për trysni është Beogradi

Kosova News
Kosova News 14:53 -03/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se adresa ku duhet të bëhet trysnia sa i përket situatës së krijuar në veriun e Kosovës, është Beogradi që nuk po distancohet nga krimet e Slobodan Milosheviqit, dhe jo Prishtina që sipas tij, është kryeqyteti i shtetit më demokratik në Ballkanin Perëndimor.

Edhe këtë të shtunë, Kurti ka ripërsëritur se protestuesit të cilët i kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe gazetarët ditët e fundit në veri, duhet të përballen me drejtësinë në mënyrë që në të ardhmen të ketë zgjedhje të lira.

Thirrjen për shtensionim të situatës në këtë zonë, Kurti e bëri në fshatin Muhoc të Ferizajt, gjatë vendosjes së gur themelit të shtëpisë së familjes gorane përfituese e mbështetjes së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

“Sundimi i ligjit duhet të vlejë për të gjithë, nuk mund të ketë asnjë pakicë të privilegjuar, dhe të gjithë qytetarët, shumica shqiptare, komunitetet joshumicë, duhet të çlirohen prej elementeve të ndryshme që kanë ideologji ekstremiste dhe bëjnë sulme të dhunshme ndaj shtetit tonë dhe organeve të tij. Nuk mund të ketë kryetarë të rinj pa zgjedhje të reja dhe zyrat e ndërtesave e komunave në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok janë asete të Republikës së Kosovës. Gjithçka është duke shkuar drejt normalizimit dhe kjo do të mund të bëhej edhe më shpejt po të mos ishin obstruksionet e Beogradit. Për tu bërë normalizimi, adresa ku duhet të bëhet trysnia nuk është Prishtina që është kryeqyteti i shtetit më demokratik e policinë më profesionale në Ballkanin Perëndimor, por është Beogradi i cili duke mos u distancuar nga krimet e Millosheviqit, dëshiron të kthehet prapa në kohë për ta ndryshuar rezultatin e luftës më 1999 që rezultoi me kapitullim të Serbisë dhe për ta ndryshuar edhe rezultatin e vitit 2008 kur ne shpallëm pavarësinë dhe morëm njohjet ndërkombëtare të botës demokratike”, ka thënë ai.

Kurti po ashtu bërë thirrje për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.

Këtë deklaratë shefi i ekzekutivit, e bëri sot në fshatin Muhoc të Ferizajt, gjatë vendosjes së gur themelit të shtëpisë së familjes gorane përfituese e mbështetjes së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

“Situata në veri të Kosovës duhet të de-eskalohet, për këtë është e nevojshme që të mos ketë më protesta të dhunshme. Ata të cilët i kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe gazetarët duhet të përballën me drejtësinë, e që në të ardhmen të kemi zgjedhje të lira, ku qytetarët e shprehin lirshëm vullnetin e tyre”, tha ai.

Sipas tij, veriu i Kosovës, ka nevojë për zgjedhje të lira, por nevojitet paraprakisht sundim i ligjit, si dhe fushata për zgjedhje të jetë e lirë

Gjithashtu lexoni:

Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit

Për çfarë kanë rënë dakord SHBA dhe Irani në marrëveshje dhe çfarë do të ndodhë më pas?

​Baraliu: LVV-ja fiton 53 mandate, modeli D’Hondt e favorizon

Ekzekutohen sot 100 eurot e sektorit privat, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

80 kuti të votave me postë të numëruara, VV e para me mbi 69%

Kosova News 03/06/2023 03/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit
13:10 -15/06/2026
Pas marrëveshjes me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë plotësisht ofensivën në Liban
13:03 -15/06/2026
Bisedimet bërthamore me Iranin pritet të jenë “çështja kyçe” në vijim, paralajmëron ish-zyrtari amerikan
13:00 -15/06/2026
Franca njofton sanksione në të gjithë BE-në ndaj 54 subjekteve për shkak të flotës në hije të Rusisë
12:57 -15/06/2026
Për çfarë kanë rënë dakord SHBA dhe Irani në marrëveshje dhe çfarë do të ndodhë më pas?
12:53 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?